E Diel, 1 Nëntor 2026

Aurel Plasari Nje serb dhe nje slloven po sulmojne Biblioteken Kombetare

Dje paradite drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari ka dale ne nje konference per shtyp ku ka akuzuar dy nenshtetas te huaj nje slloven dhe nje serb se kane sulmuar publikisht ate dhe Biblioteken Kombetare. Behet fjale per drejtorin e Institutit te Shkences se Informacionit te Sllovenise Tomaz Seljak si dhe drejtorin e Bibliotekes Kombetare te Serbise Streten Ugreciq

Dje paradite drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari ka dale ne nje konference per shtyp ku ka akuzuar dy nenshtetas te huaj nje slloven dhe nje serb se kane sulmuar publikisht Biblioteken Kombetare. Behet fjale per drejtorin e Institutit te Shkences se Informacionit te Sllovenise Tomaz Seljak si dhe drejtorin e Bibliotekes Kombetare te Serbise Streten Ugreciq. Sipas tij ky sulm ka ndodhur gjate nje konference te organizuar diten e enjte ne Akademine e Shkencave ne bashkepunim me Shoqaten e Punonjesve te Bibliotekave te Shqiperise dhe Institutin e Shkences se Informacionit te Sllovenise me teme Roli i bibliotekave ne shoqerine e informacionit bazuar ne dije. Plasari njofton se ai si drejtor dhe Biblioteka Kombetare si institucion jane sulmuar me pretekstin se jane bere pengese per implementimin ne Shqiperi te programeve te ketij instituti slloven per perfshirjen e rrjetit te bibliotekave shqiptare ne rrjetin e kooperatives se ish-Jugosllavise pra ne perfshirjen e Shqiperise ne nje projekt te quajtur lsquoCOBISS i themeluar ne ish-Jugosllavi ne vitin 1987. Plasari ka bere gjithcka publike permes nje letre te hapur te cilen ia adreson Sherbimit Informativ Shqiptar Prokurorise per dijeni edhe Kryeministrit te Shqiperise z. Sali Berisha. Aty ai rreket te shpjegoje gjithe sa ka ndodhur dhe arsyet qe kane shtyre konfliktin ne fjale. Plasari njofton se ne te njejten menyre eshte sulmuar dhe ushtruar presion edhe ndaj Bibliotekes Kombetare Universitare te Kosoves. Gjate deklarates Plasari hedh dyshime mbi perfshirjen ne kete projekt edhe te disa funksionareve te larte te shtetit shqiptar elemente kilenteliste qe i kane dhene ketij instituti mbeshtetje per te folur shkruar dhe sulmuar publikisht institucionet kombetare te shtetit shqiptar... Gjithashtu drejtori i BK-se thekson se keta dy nenshtetas te huaj shpenzojne fonde dhe para qe i paraqesin si te tyret por qe ne fakt rezultojne te jene fonde te BE-se per te mbeshtetur vende ne zhvillim perfshi edhe Shqiperine pra qe nuk mund te shnderrohen ne nje afere te dy individeve...

Z. Plasari ju akuzoni z. Seljak dhe dhe z.Ugreciq se kane sulmuar Biblioteken Kombetare por edhe juve si drejtor i ketij institucioni per tu bere pjese e projektit lsquoCOBISS. Prej sa kohesh vazhdon kjo kembengulje

Prej rreth tete vitesh apo me shume. Por nuk mund te pranojme sepse pjesemarrja ne kete rrjet nuk perkon as me politikat integruese te Bibliotekes Kombetare ne Europe e as ne integrimin ne saj ne Biblioteken Boterore dixhitale. Per ne ky rrjet eshte nje mbeturine e rrjetit te ish-Jugosllavise. Ata bejne mire qe lidhen midis tyre por fillimisht do benim mire te zgjidhin problemet qe kane me Kosoven dhe bazen e te dhenave qe ia mbajne te bllokuar. Serbet te mos enderrojne qe problemet e renda e perverse qe kane me Kosoven do ti zgjidhin duke nderhyre ne Biblioteken Kombetare te Shqiperise. Kete te mos e enderrojne.

Sipas jush cili eshte qellimi

Qellimi eshte qe BK te nenshtrohet dhe te pranoje perfshirjen e Shqiperise ne kete rrjet. Por kjo nuk ben pjese as ne synimet tona madhore e as ne drejtimet tona integruese evropiane dhe sidomos flitet per dicka qe nuk varet nga Biblioteka Kombetare. Ata duan te integrojne te gjithe rrjetin kombetar e te gjithe bazen e te dhenave. Biblioteka nuk ka kete atribut ligjor dhe as nuk i takon asaj te vendose sepse rrjeti kombetar i bibliotekave nuk varet nga ne. Ata na kane mbajtur fjalime ku na kane njohur me shume modele. I kemi degjuar e respektuar por ne kemi legjislacionin tone. Eumlshte e papranueshme ne keto marredhenie arroganca dhe menyra tutoriale per te na imponuar nje model te tyrin te cilin edhe sikur te doje drejtori i BK-se ta pranoje serish nuk varet prej tij. Ata lodhen kot qe e quajne drejtorin pengese per kete ide qe kane. Cilido nepunes ketu nuk do te kryente dot veprime te tilla antiligjore.

Ato qe ju i konsideroni sulme kane ndodhur gjate nje konference qe eshte mbajtur ne Akademine e Shkencave diten e enjte. Ju apo perfaqesues nga BK keni qene te ftuar ne kete veprimtari

Po kane qene te ftuar specialiste te nivelit me te mire dhe perfaqesues te drejtorise si dhe te ftuar nga Ministria e Kultures. Per shkak te serbit dhe sllovenit ata jane detyruar te largohen gradualisht nga salla sepse ishte nje situate fyese. Ne nuk do te guxonim kurre te shkonim ne Serbi dhe te mbanim fjalime kunder drejtorit te bibliotekes se Beogradit. Do te ishte e papranueshme dhe e palejueshme. Por ja qe ky akt ka ndodhur ne Shqiperi.

Mendoni se gjithcka ka me shume te beje me anen financiare duke qene se behet fjale per nje program qe blihet apo eshte thjesht perpjekje e tyre per perdorim te informacionit

Sigurisht qe eshte ceshtje biznesi te cilen ne nuk ua mbeshtesim dot. Nuk i lejojme dot te bejne shperdorimet qe ata mendojne. Sipas informacioneve qe kemi ne ndaj i jam drejtuar SHISH-it parate e ketij projekti jane te Bashkimit Europian dhe jo te ketij instituti. Dhe me gjase per te perligjur shpenzimet ata dikur do te duhet ti justifikojne perpara instancave europiane qe ua kane dhene. Une ju siguroj qe pas kesaj percapjeje te pare qe kam ndermarre e dyta do te jete prane strukturave europiane qe kane dhene keto para ne menyre qe te monitorojne cpo behet dhe mbi cgenjeshtra jane marre parate qe kane financuar. Mund te kete ndodhur qe jane marre edhe me genjeshtra ku brenda eshte edhe Shqiperia lojera me te cilat mjerisht ne shoqerine e hapur dhe ne konkurrencen e tregut ne jemi mesuar. Ne as kemi kerkuar dhe as kemi marre para prej tyre. Flitet per dhurime ne mase te gjere kompjuteresh tryezash ofrime bursash etj eshte e drejta e tyre por te mos kerkojne nga BK bashkepunim te cilin asaj nuk ia lejon ligji. Te mos perpiqen te mbulojne me marreveshje te tilla bashkepunimi shpenzime qe ua ka enda te bejne me para qe jane te taksapaguesve europiane.

Ju thate se prej tete vitesh vazhdon ky presion a keni vene me pare ne dijeni strukturat

Strukturat jane ne dijeni te plote. Ne Shqiperi mund te kete biblioteka qe kane nevoje te pranojne oferta te tilla por Biblioteka Kombetare keto i ka te kryera dhe te tejkaluara nuk hyn fare ne kete biznes as ka kerkuar e as ka shfaqur nevojen per blerje te tille. Ne kete kuptim orvatja e dhunshme per te pasur nenshkrimin e BK-se per te lejuar kete depertim eshte e paligjshme. Ne rast se do te shikonit ligjin per bibliotekat ne Shqiperi rrjeti bibliotekar i Shqiperise sistemi i bibliotekave ka nje varesi te percaktuar shteterore varesia eshte nga Ministria e Kultures jo nga BK. Me sa di une nga ministria ka pasur vleresime per kete projekt por asnje angazhim konkrete per perfshirjen e Shqiperise. Ne historine e trysnive dhe perpjekjeve per fat te keq nganjehere jane edhe funksionare te larte te shtetit shqiptar dokumentacion qe une ia bashkengjis SHISH-it te cilet do te kuptojme nese punojne per shtetin shqiptar apo per kete institut. Le ta zgjidhin instancat qe merren me hulumtime. Edhe nje here BK nuk ka ne varesi rrjetin kombetar te bibliotekave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›