E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, policët e mjekët kthejnë paratë e shpërblimit

SHKODER-Bluzave të bardha dhe uniformave blu u merret shpërblimi i punës së bërë jashtë orarit në kohën e përmbytjeve. Shuma e dhënë si shpërblim për punën 24 orë pa ndërprerje ndërsa Shkodra po kalonte periudhën më të vështirë nga përmbytjet masive do tu ndalet në rrogë, me dy këste. Ky vendim dhe zbatimi i tij i menjëhershëm ka ngjallur pakënaqësi të madhe tek vetë punonjësit dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka reaguar në mënyrë institucionale.

Kryetari i BSP të Shkodrës, Albert Tukaj në një intervistë për Gazetën Shqiptare ka pohuar se nuk do të lejohet që të bëhen shkelje në kurriz të punonjësve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›