Berisha sot në vendlindje, vizitë 4-orëshe në Tropojë
TIRANE-Kryeministri, Sali Berisha do të zhvillojë sot një vizitë 4 orëshe në vendlindjen e tij, Tropojë ndërkohë që prej ditësh posterat në mbarë rrugët e qytetit verior janë mbushur me mbishkrimin “Mireserdhe bir i Tropojës”. Sipas njoftimit të djeshëm të zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave, shefi i qeverisë “në orën 10:00 inaguron aksin Bajram Curri–Ragam Kam, Tropojë,(loti 1, rreth 17 km) dhe Bajram Curri – Ragam Kam, Tropojë (Loti 2, rreth 15 km)”. Ndërkohë burime zyrtare nga ekzekutivi bënë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se rreth orës 14:00, Berisha do të jetë sërish në Tiranë për shkak të axhendës së ngjeshur të takimeve. Përgjatë 21 viteve në politikë, Sali Berisha e ka vizituar 5 herë vendlindjen, Malësinë e Gjakovës.
Hera e fundit që kreu i qeverisë udhëtoi drejt Tropojës ishte pikërisht me 16 qershor të vitit 2009, në kohë fushate elektorale dhe vajtja e tij atje mbushte vakumin e 12 viteve mungesë. Ndryshe nga çdo fjalim tjetër elektoral, Berisha u kërkoi aso kohe tropojanëve që ta shihnin atë si njërin prej tyre, megjithese kishte munguar prej 12 vjetësh në vendin e tij të lindjes. E quajti vendin më të dashur mbi tokë, por pa dashur të japë asnjë shpjegim para bashkëpatriotëve të tij për mungesën e gjatë në vendlindje. “Jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua t’iu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem, në Tiranë apo në metropolet e Evropës dhe të botës, në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë vjen tek ju. Vjen këtu në Malësinë e Gjakovës, vjen në këtë vend më të dashurin për mua mbi këtë dhe”, deklaroi Berisha. Gjatë atij mitingu kryeministri nuk la pa përmendur vitin 1997, vit që shënoi edhe ndarjen e tij të përkohshme fizike me Tropojën. Por gjatë fjalimit të tij në qendër të qytetit që mban emrin e heroit kombëtar, Berisha la të kuptohet se ishin arsyet politike ato që krijuan vite mungesë me vëllezërit tropojanë. “Për mua dhe për ju 97-a është periudha më e dhimbshme në tërë historinë e Tropojës, sepse është me një urrejtje primitive ndaj kontributit tuaj, bandat u veshën me pushtet dhe ekzekutuan djemtë e Tropojës”, u shprehur Berisha.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)