E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kryeministri Jorgos Papandreu, mesazh popullit

ATHINE- Kryeministri Jorgos Papandreu në një mesazh drejtuar popullit grek se theksoi se marrëveshja e arritur nga liderët e BE është përgjigje për sakrificat dhe përpjekjet e popullit grek.

“Ne do ta bëjmë vendin tonë dhe askush tjetër”, tha Papandreu duke siguruar popullin se prerja e borxhit nuk prek pensionet dhe
sistemin bankar dhe duke shtuar se marrëveshja hap rrugën për të dalë nga varësia dhe nuk prek sovranitetin. “Në këtë rrugë do të duhet të punojmë së bashku", deklaroi Papandreu.

"Kjo marrëveshje na jep mundësinë për të përcaktuar fatin tonë. Rezultatet nuk kanë qenë të rastit, por ishin përpjekjet tona kolektive që çuan në të" tha kryeministri. "Kur guxojmë të ndërmarrim hapa të vështirë ne mund të arrijmë qëllimet tona. Lufta që nuk bëhët, është lufta që humbet", tha ai.

Në fund ai kërkoi përshpejtim të punës për zbatimin e vendimeve nga ministrat e kabinetit, me të cilët me herët zhvilloi një takim, ku i informoi në detaje për rezultatet e Samitit. Kryeministri sot në mesditë u takua me Presidentin e Republikës Karolos Papulias, me të cilin diskutoi gjithashtu përfundimet e arritura në takimin e Brukselit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›