Cvetkovic: Serbia nuk i njeh diplomat e Kosovës
BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic ka deklaruar se diplomat e Universitetit të Prishtinës nuk mund të pranohen në Serbi, me argumentin se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Pavarësisht se në raundin e pestë të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel u arrit njohja e ndërsjelltë e diplomave, kryeminsitri serb thekson se të rinjtë e Serbisë të cilët kanë kryer studime në fakultetet e Prishtinës nuk do u njihet diploma.
Cvetkovic ka theksuar se njohja e diplomave mund të rregullohet vetëm në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, raporton Koha.
Kryeminsitri serb ka konfirmuar se seanca parlamentare kushtuar Kosovës do të propozohet të mbahet në nëntor, ndërkohë që ka sqaruar se pritet të paraqitet vetëm raporti për situatën e jo edhe vendime apo konkluzione.
(e.m/BalkanWeb)