E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet uji izolon Obotin. Shkoder ushtria nuk hyn ne Ajasem

Rikthehen permbytjet ne Shkoder ndersa shirat e rrembyeshem te dy diteve te fundit kane bere qe situata te precipitoje ne disa zona duke shkaktuar dhe bllokimin e disa familjeve brenda mureve te shtepise. Permbytjet ne qarkun e Shkodres kane prekur thuajse te gjitha zonat problematike te nje viti me pare ndersa shkarkimet ne hidrocentrale per shkak te rritjes se nivelit te ujit kane bere qe siperfaqe te medha toke dhe dhjetera shtepi te bllokohen.

Situata paraqitet kritike ne zonen e Obotit ku kane filluar dhe evakuimet. I gjithe fshati ndodhet i izoluar ndersa rrezikohen me shume se 250 banesa nga vershimi i ujrave i cili mund te rendohet dhe me tej nga nisja e shirave.Kritike paraqitet situata dhe ne fshatin Ajasem ku si pasoje e permbytjeve nuk kane mundur te hyjne as mjetet e ushtrise.

Situata paraqitet problematike ne disa zona ndersa nuk keshillohet levizja me automjete te uleta ne Harkun e Berdiceskomunen Ana e Malit si dhe ne fshatin Ajasem.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›