E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet për herë të parë parlamenti italian - ende asnjë shenjë për zgjidhjen e ngërçit

15-03-2013 / Gazeta 55

Parlamenti i ri italian mblidhet për here te pare, ndërkohë qe nuk ka ende asnjë shenje qe ngerci per formimin e një qeverie te jete zgjidhur.
Detyra e re e kryeministrit te ri, afërsisht 3 jave pas zgjedhjeve, është zgjedhja e kryetareve te dhomës se ulet dhe senatit.
Përpjekjet nga ana e kreut te koalicionit te qendres se majte pierluixhi berani per te arritur nje marrëveshje politike me liderin e Lëvizjes 5 yjet Beppe Grillo deri tani kane dështuar.
Fitorja e ngushte e Bersanit i garanton atij nje mazhorannce ne dhomën e ulet, por nuk i jep atij kontrollin e senatit. Ai nuk ka mazhorancen ne senat dhe ne kete mënyrë eshte i varur nga partitë e tjera.
Ai ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me ish kryeministrin Silvio Berluskoni, partia e te cilit “Populli i Lirise”, doli e dyta. Por perpjekjet e tij per tu afruar me Grillo deri tani kane rene ne vesh te shurdhër.
Nga ana e tij presidenti Xhorxhio Napolitano do te nise konsultimet me lideret e partive per qeverine e re te enjten tjeter.
Levizja e Beppe Grillos numëron 163 anetare ne dhomen e ulet dhe ne senat, por asnje prej tyre nuk kane qene pjese e legjislativit te mëparshëm. Anetaret e Grillos kane ndryshuar ne menyre te dukshme demografine e parlamentit italian, me anetare ne moshe me te re. shumica e tyre jane gra, duke e rritur perqindjen e femrave ne parlament ne 31% nga 20% qe ishte.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›