E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, Hoxhaj: Kosova po përjeton momente historike

15-03-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Zoti Hoxhaj e informoi Kryetaren e Kuvendit, për ecurinë e bisedimeve Kosovë-Serbi, mbi vizitën e Baroneshës Ashton në Kosovë si dhe për procesin e njohjeve të reja të Pavarësisë së Kosovës.
“Kudo ku shkoj, tha ministri Hoxhaj, shoh gjurmët tuaja të mbështetjes që keni dhënë për Kosovën dhe ju falenderoj shumë për këtë.”
Lidhur me procesin i Stabilisim Asociimit të Kosovës me BE-në zoti Hoxhaj tha se shpresojmë,  që negociatat që pritet të nisin  në Qershor të përfundojmë brenda pak muajsh..
Duke uruar mbylljen sa më shpejt të negociatave të MSA-së por edhe ecuri sa më pozitive lidhur me liberalizimin e vizave, si dhe në dialogun Kosovë-Serbi, Kryetarja e Kuvendit theksoi se:
“Kosova po përjeton momente historike. Në momente historike duhen njerëz të guximshëm dhe vendime të forta. Kosova ka treguar maturi të madhe politike dhe jam e bindur se Shqipëria e Kosova do bashkohen në familjen e përbashkët europiane”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›