Dita e rinisë, Xhaferraj-Ksera: Më shumë punësim për të rinjtë
MTKRS organizoi konferencën kombëtare Rinore me temë "Dialog , Pjesëmarrje , Zhvillim" e fokusuar në çështjet e rinisë dhe zhvillimit në kontekstin e Qëllimeve për Zhvillimin e Mijëvjecarit.
Konferenca u finalizua me zyrtarizimin e marrëveshjes së përbashkët midis 4 ministrive të linjës mbi angazhimin dhe përkrahjen e institucioneve në mbështetjë të të rinjve, zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Europës si dhe lançimin për mbështetje të iniciativave rinore gjatë vitit ndërkombëtarë të rinisë
Thirrja për projekt propozime nga MTKRS në harkun e vitit botëror të rinisë jehoi në konferencën me objekt motivimin e të rinjve nga vetë ministri Z. Ferdinand Xhaferaj, si
dhe Spiro Ksera, Ministër i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta duke nënshkruar marrëveshjen nga ministritë e linjës për angazhim në zbatim të masave ndër-institucionale në sferën e rinisë.
Pjesëmarrja dhe Lidershipi Rinor për lançimin e
Vitit Ndërkombetare të Rinisë nga përfaqësues të strukturave dhe OJF-ve rinore është objekti i tryezës shumplanëshe mbi problematikat rinore në Shqipëri.
Edukimi formal dhe jo-formal i rinisë qe lajtmotivi i marrë në shtjellim nga Zv.Ministër i Shëndetësisë Albert Gajo, nga Zv. Minstre e Arsimit dhe Shkencës Nora Malaj, nga Ass.Përfaqsuese Manuela Bello e UNFPA si dhe Drejtori i Programit Brain Gain Bernard Zeneli. Impakti pozitiv i Programit Brain Gain në Politikat Rinore u analizua në rolin e tërheqjes së inteligjencës si potencial në vend dhe krijimin e një elite rinore shqiptare.
.