Bojaxhi: Demokratet kunder planit rregullues per Tiranen

Nje dite pas prezantimit te planit rregullues per Tiranen nga kryetari i bashkise, Edi Rama, ka reaguar anetari i Keshillit Bashkiak te Partise Demokratike, Gjergj Bojaxhi.
Duke folur prane nje pallati ne ndertim prane diges se liqenit te Tiranes, Bojaxhi tha se demokratet do ta kundershtojne planin, pasi bashkia po e paraqet ate pasi i ka dhene me pare lejet e ndertimit per pallate.
“Eshte per te ardhur keq qe shume prej atyre hapsirave qe duhen rregulluar nga ky plan tashme jane betonuar. Kemi shembuj konkret se si hapsira te gjelberta tani jane betonuar me leje te dhena nga bashkia”, u shpreh Bojaxhi.