Përmet, kapet adoleshenti i dënuar me 10 muaj burg për vjedhje
Policia e Përmetit ka bërë të mundur arrestimin e një adoleshenti I cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 17-vjeçari me inicialet A.Allisha, lindur dhe banues së Korçës pasi gjykata e Përmetit e ka dënuar këtë shtetas në mungesë me 10 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së pronës”, të një shtetasi në një fshat të rrethit Përmet.
Policia e Përmetit mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, ka bashkëpunuar me Policinë e Korçës, ku është bërë e bërë e mundur kapja e adoleshentit në një lokal në Korçë.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.