E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, ndalohet një 49 vjeçare, kultivuese hashashi

Efektivat blu të policisë së Përmetit kanë vendosur në pranga një 49 vjeçare nga rrethi i Përmetit e cila kërkohej nga policia pasi kishte mbjellë hashash në tokën bujqësore, pronë të saj. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, “specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës kanë bërë ndalimin e 49 vjeçares Gjylystane Elmazi, lindur dhe banuese në fshatin Alipostivan, të rrethit Përmet”. Ajo ishte shpallur person në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, në datën 26 shkurt 2008, e ka dënuar këtë shtetase me 2 vjet burg për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. “Ndalimii Gj.Elmazit është bërë nga policia në banesën e saj”, thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Në verën e vitit 2007 gjatë një kontrolli që ka ushtruar policia në fshatin Alipostivan ka rezultuar se 49 vjeçarja kishte mbjellë hashash në një sipërfaqe bujqësore, pronë të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›