E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, gjendet pa jetë 70-vjeçari i zhdukur

 

KURBIN- Pas 8 ditë kërkimesh u gjet sot i pa jetë trupi i 70-vjeçarit Lik Muca. I moshuari u gjet i mbytur në ujërat e lumit Vinjoll të Kurbinit, ndërkohë që familjarët e kishin shpallur në kërkim, pasi ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Të dhënat e para hetimore, flasin për një vdekje aksidentale të 70-vjeçarit, pasi nga ekspertiza e bërë mbi kufomën nuk kanë rezultuar shenja dhune.

Sipas familjarëve, ai ka qenë duke ruajtur bagëtitë, por prej më shumë se një jave nuk është parë më.

Të afërmit nisën të shqetësoheshin, pasi ai nuk po kthehej, ashtu si bënte zakonisht dhe fillimisht nisën vetë kërkimet. Kur gjithçka rezultoi e kotë, pasi ai nuk po gjendej, u njoftua policia lokale, që nisi hetimet dhe kërkimet.

Sipas policisë, trupi i tij është nxjerrë nga rrjedha e lumit në afërsi të fshatit Skuraj të Kurbinit, rreth 15 km larg vendit ku u mendohet se është mbytur.

Në breg të lumit janë gjetur disa tesha të tij dhe një shkop. Këto, sipas policisë janë shenja që të bëjnë të dyshosh se ai është përpirë nga rrjedha e fortë e lumit,

pasi dita e zhdukjes së tij mëoshet se ka përkuar edhe me një mot me reshje e të paqëndrueshëm. Pavarësisht kësaj, policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›