Permet policia private rimerr godinen e Pallatit te Kultures
Policia private rimerr godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin "Shën Maria e Pazarit" dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit që fitoi betejën gjyqësore me Kishën mbi pronësinë e objektit.
Mësohet se pasi janë larguar besimtarët ortodoksë që hynë dje forcërisht në këtë ndërtesë, policia private ka vendosur sërish kontrollin e saj mbi këtë objekt të kthyer tashmë në një mollë të vërtetë sherri. Me pas punonjes te Bashkise po punojne per te mbullur cdo hapsire te nderteses. Informacione nga Permeti, tregojne se dirtaret po izolohen me tulla.
Berisha: Vendimet e gjykatave themel i shtetit, absurde ndërhyrja e Greqisë Zbatimi i vendimeve të gjykatave është themeli i funksionimit të shtetit ligjor. Eshtë reagimi i mbërritur nga Kryeministria në lidhje ngjarjet në fundit në Përmet. Por nga ana tjetër, sipas Kryeministrisë, rrëmbimi I objekteve të shenja nga përmbarimi privat gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, rikthyen për shqiptarët pamje të kohës së barbarisë hoxhiste mbi institucionet e kultit. Ky ishte një ofendim i rëndë për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë, vlerëson Kryeministri. Por ai thekson gjithashtu se qëndrimet e disa qytetarëve por dhe të ndonjë kleriku ishin të gabuara. Kryeministri vlerëson dialogon midis Bashkisë së Përmetit dhe autoriteteve fetare ndërsa e konsideron të papranueshme dhe ndërhyrje absurde në punët e brendshme të Shqipërisë, deklaratën e autoriteteve greke.
Reagimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme shqiptare Ministria e jashtme shqiptare reagon per ngjarjen e Permetit. Ne njoftim thuhet se në mbrëmjen e datës 19 gusht, u thirr në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë znj Ermira Braho. Gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër. Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme. Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e shtëpisë se kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi. Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine. Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilen ndodhin.
Kathimerini shkruan për plagosjen e 2 personave Mediat greke kane pasqyruar incidentet ne permet, pasi besimtaret ortodokse nen drejtimin e klerikeve ortodokse u konfrontuan me policine private jashte ambienteve te pallatit te kultures. “Kathimerini” shkruan se ngjarjet e dhunshme kane shkaktuar plagosjen e dy personave te nje shtetasi grek dhe te minoritari, 3 dite pasi bashkia dergoi forcat e permbarimit te shoqeruara nga poliica private per te larguar qe aty kishen e shen merise, duke ekzekutuar vendimin e gjykates. Paralelisht me kete ngjarje shkruan Kathimerini, ne Gjirokaster, persona te panjohur kane goditur me gure konsullaten greke, duke shkaktuar deme materiale. Edhe Ta Nea shkruan: incident ne Permet te Shqiperise per Kishen Ortodokse. Episode te reja jane regjsitruar dje ne Permet mes qindra banoreve ortodokse te qytetit dhe forcave te policise private, jashte godines se pallatit te kultures. Faqja ne internet neësit.gr shkruan: Perleshje me besimatert ortodokse jashte ambienteve te kishes. E tensionuar qendron situata ne permet, ku me qindra banore te besimit ortodoks te qytetit u perleshen me forcat e policise private, te cilet forcerisht kishin zaptuan pak dite me pare kishen, me urdher te bashkise se qytetit. Ngjarja eshte trajtuar gjeresisht edhe nga sajti, zougla.gr, i cili ka pasqyruar ceshtjen edhe me fotografi nga vendngjarja, ndersa e hap shkrimin me titullin: shqiperi: sekuestrim ne tempullin ortodoks te permetit. Nderkohe nje dite me pare edhe Ministria e Jashtme greke shprehu “indinjatën dhe dënimin” për dy incidente të ndodhura të hënën në Përmet dhe Gjirokastër ndërsa ka thirrur ambasadorin shqiptar në Athinë për t’i dorëzuar notën përkatëse të protestës.
Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut: Dhunimi i Kishës në Përmet, precedent i rrezikshëm
Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, deklaron se dhunimi i institucionit të Kishës së Shën Mërisë në Përmet, përbën një preçedent i rrezikshëm i urrejtjes fetare. Në një deklaratë për mediat, shpreh shqetësimin ndaj qendrimit agresiv kundër Kishës Ortodokse i Zyrës Private të Përmbarimit Gjyqësor, përfaqësuesit e së cilës zbatuan vendimin duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht komunitetin ortodoks në zonën e Permetit dhe paralelisht edhe me gjerë edhe vetë ortodoksët e Shqipërisë. Sipas Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, ky akt nuk është vetëm një ekzekutim rutinë i një vendimi gjyqësor, por dëshmon haptazi një proçedurë tipike nën frymën e urrejtjes fetare për këtë komunitet. Sipas kësaj organizate, mënyra brutale fizike që punonjësit e përmbarimit ushtruan mbi shërbyesit e Kishës, i ngjan kujtimeve të hidhura të luftës, që bëri qeveria komuniste kundër fesë.
Konflikti bashki-kishë në Përmet, reagon prifti i Elbasanit At Marku Pas ngjarjeve të ndodhura në Përmet ka reguar kisha ortodokse autoqefale kombëtare shqiptare me qendër në Elbasan. Në emër të kësaj kishe At Nikolla Marku ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Anastas Janullatusit, Agimit të Artë, qarqeve të caktuara greke si dhe shoqatave dhe partive politike shqiptare që mbështesin këto veprime. Në protestën e tij At Nikolla Marku bën pyetjen se cilët janë ata që trajtojnë Shqipërinë si në vitet 1967. Kush i imponohet atdheut me shantazhe të turpshme, prishje kompjuterash , gabime në pasaporta e tortura psikologjike? Dhe më tej nënvizon. Është e qartë, Anastas Janullatus në fe, Vangjel Dule në politikë, Omonia e mbështetur nga Agimi i Artë Greqi. Ai i ka cilësuar veprimet e klerikëve të veshur me uniformë si një bandë priftërinjsh të shitur dhe ka paralajmëruar se fundi i tyre do jetë tragjik. At Nikolla ka kërkuar mbështetjen e intelektualeve, të policisë dhe drejtësisë. Ai ka kërcënuar se kisha ortodokse autoqefale kombëtare nuk do të qëndrojë duarkryq At Nikolla i ka bërë thirrje Janullatusit që të heqë dorë menjëherë nga këto veprime. Ai e ka paralajmëruar atë me një fund të keq. Ndërkohë ka kërkuar menjëherë që kisha greke të heqë dorë nga presionet që i bën shtetit shqiptar. At Nikoll Marku ka kërkuar menjëherë ndërhyrjen e policisë që sipas tij po qëndron indiferente.