Përmet, tre në pranga për trafik klandestinësh

Tre persona janë vënë në pranga në pikën kufitare të Tre Urave, në Përmet pasi transportonin drejt Greqisë 6 klandestinë.
Nën akuzën e trafikut të klandestinëve policia prangosi shtetasit Elis Beqiraj 21 vjeç nga Memaliaj, Leonard Muça 22 vjeç nga Tepelena, dhe Arif Qerimajn 21 vjeç nga Përmeti.
Rruga e kalimit do të ishte nëpërmet maleve, ndërsa pagesa për secilin prej tyre do të ishte 1 mijë euro.