Ministri i Jashtëm i Hungarisë vizitë dyditore në Shqipëri

Me ftesë të Zv. kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, ministri i Puneve të Jashtme të Hungarisë, Péter Balázs.
Gjatë kësaj vizite, do të diskutohet mbi thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në fusha me interes të ndërsjelltë. Në këtë kuadër, do të firmosen gjithashtu edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve si dhe Protokolli i Bashkëpunimit mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme.
Gjithashtu, për herë të parë në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Péter Balázs, ka thirrur dhe do të drejtojë Konferencën e Ambasadorëve të Republikës së Hungarisë në rajonin e Ballkanit, të cilën do ta përshëndesë edhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Balázs do të pritet gjithashtu në takime të veçanta, edhe nga autoritetet më të larta të shtetit.