E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresimet si do te behet reforma e re zgjedhore

OSBE Te ndahet reforma e lokaleve nga ato parlamentare. Ristani Partite vullnet per te zbatuar ligjin

Ekspertet kane diskutuar dje menyren se si duhet te zhvillohet reforma zgjedhore ne vendin tone dhe cfare duhet te permiresohet. Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Eugen Wollfarth ndersa nxit politiken te nise sa me shpejt reformen zgjedhore ben edhe rekomandimet e tij lidhur me kete proces. Gjate tryezes se organizuar dje nga ACFR dhe me mbeshtetjen e fondacionit Friedrich Ebert kreu i OSBE-se sugjeron ndarjen e reformes ne dy faza fillimisht te permiresohen ato pjese te Kodit Zgjedhor qe flasin per zgjedhjet lokale dhe me pas te behet reforma per ato te pergjithshme. Ndersa kreu i KQZ-se Arben Ristani ka percjelle ne tryeze shqetesimet e hasura ne zgjedhjet e kaluara duke bere edhe propozimet konkrete per eliminimin e tyre.

OSBE

Shefi i OSBE-se i ben edhe nje here thirrje politikes te vere interesat e vendit mbi apo partiake. Sipas tij duhet te nise sa me shpejt reforma zgjedhore. Te mos harrojme qe kane mbetur vetem 28 jave nga dita e zgjedhjeve ne maj te vitit te ardhshem dhe ora zgjedhore le te themi ka nisur tik-takun me nje ritem te shpejte dhe alarmues. Zgjedhjet per qeverisjen vendore do te zhvillohen dhe duhet te zhvillohen ne menyre profesionale ku te plotesohen te gjitha angazhimet ndaj OSBE-se dhe jo vetem disa prej tyre. Detyra e ketij vendi ne kendveshtrimin tim eshte qe te ktheje faqen e historise se zgjedhjeve problematike ne Shqiperi ne menyre perfundimtare dhe te pakthyeshme. Tani eshte koha qe te gjitha partite politike te vendosin ne plan te pare interesin kombetar dhe te permbushin kete detyre te rendesishme. E premtja e kaluar ishte nje fillim i mbare. Por eshte vetem nje fillim. Koha po ecen zgjedhjet po afrohen dhe nuk ka kohe per te humbur - tha Wollfarth. Per sa i perket menyres se zhvillimit te kesaj reforme ai sugjeroi ndarjen e saj ne dy faza. Diskutimi per reformen zgjedhore mund dhe duhet te ndahet ne dy kapituj te vecante 1 Gjysma e pare te zhvillohej tani ne lidhje me zgjedhjet e qeverisjes vendore 2 Gjysma e dyte per reformen e zgjedhjeve parlamentare te zhvillohej menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve te qeverisjes vendore - tha ai. Wollfarth shtoi me tej se cdo reforme duhet te kerkoje konsensusin me te gjere politik te mundshem ne menyre qe cdo reforme e miratuar te mund ta kaloje testin e kohes dhe te mos hidhet ne kosh e tera apo nje pjese a konsiderueshme e saj sic ka qene shpesh rasti ne te kaluaren.

Ristani

Por kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se me shume se ligji eshte i rendesishem vullneti i partive per zbatimin e tij. Fakti qe nuk realizuam te gjitha standardet per mua eshte i perkthyer ne ceshtjet e vullnetit te aktoreve dhe faktoreve kryesore ne zgjedhje qe jane partite politike. Pra per mendimin tim nuk shtrohet ceshtja nese ligji eshte i mire apo i keq kuadri ligjor ne pergjithesi per mua ceshtja shtrohet qe vullneti per te zbatuar ligjin dhe per te arritur standardet i partive politike pjesemarrese ne kete proces ka qene i manget dhe ka shkaktuar mungesen e standardeve - tha ai. Nje problem qe sipas tij eshte teresisht ne dore te partive propozimi i emrave te komisionereve ne kohen e duhur qe ata te trajtohen. Kjo sipas tij eshte ceshtje vullneti jo ligji. Nje tjeter problem sipas Ristanit eshte fakti se ligji ka lene mundesine qe partite politike ne menyre te pakufizuar te ndryshojne sa here te duan komisioneret edhe pasi ata jane zgjedhur ne pozicionet e tyre dhe permiresimi zgjat deri edhe diten dhe momentin qe behet votimi apo procedurat e tjera. Per sa i takon dites se votimit kemi pasur nje problem shume shqetesues qe eshte vertet banal por qe ka shkaktuar shkelje te standardeve ne zgjedhje qe eshte largimi nga menaxhimi i zgjedhjeve i njeres pale duke marre edhe vulen e komisionit te qendres se votimit - tha ai. Nje tjeter problem qe kerkon zgjidhje sipas Ristanit eshte numerimi i fleteve te votimit ku perseri gjithcka varet nga vullneti politik. Sipas tij partite politike ne momentet e fundit kur bejne llogarite bllokojne procesin nese rezultati i pritshem nuk eshte ne favor te tyre prandaj duhet zgjidhur dhe ky problem. Edhe ish-kreu i KQZ-se Clirim Gjata ka shtuar se problemet nuk jane te sistemet por nga moszbatimi i ligjit. Gjithmone politika ka vendosur vete si do ta beje Kodin Zgjedhor sistemin administrimin deri ne fund te procesit pa marre asnjehere mendimin e teknicieneve. Nga Kushtetuta e 98-s e ketej asnjehere nuk eshte marre mendimi i KQZ-se qofte edhe nje pervoje e tyre se jane ata qe e zbatojne dhe hasin veshtiresite - tha ai. Tryeza e punes per reformen zgjedhore ka zhvilluar mbledhjen e saj te pare. Te premten pritet vijimi i saj.

Fletet Ristani Tolerojme afatet por jo shkelje te kodit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te toleroje afatet por nuk do te pranoje shkeljen e Kodit Zgjedhor per te kenaqur propozimet e partive politike. Keshtu ka deklaruar dje kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani lidhur me fletet e votimit. Sipas tij ngutja per te boshatisur kutite mbeshtetej ne mungesen e infrastruktures per 18 majin por tashme pas premtimit per ti zevendesuar vendimi per to mund te prese.

Ne rast se qeveria do te marre persiper te krijoje gjithe infrastrukturen e nevojshme per te blere kuti te reja materiale te reja magazinat e perpunimit ku perpunohen kutite zgjedhore per ne nuk paraqesin problem. Sigurisht do buxhete shtese - tha Ristani.

Por ndonese mund te tolerohet ne afate sipas Ristanit nuk mund te tolerohet ne shkelje te kodit. Fati i fleteve te 28 qershorit eshte percaktuar qarte. Ajo qe eshte e palevizshme ne kete histori eshte fakti se ligji parashikon qe me hapjen e kutive te votimit nje pjese e materialeve zgjedhore duhet te shkojne ne arkivin e shtetit dhe fletet e votimit dhe kunderfletet duhet te digjen. Kjo eshte nje e dhene e palevizur ne ligj sepse eshte shkruar ne menyre eksplicite dhe nuk le vend per ta interpretuar - pohoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›