Zgjedhjet lokale Meta Do te blihen kutite te reja

Meta PS pa alibi kutite nuk do te digjen. Kapricot e opozites rendojne taksapaguesit
Mazhoranca ka vendosur te mos i djege kutite e 28 qershorit te 2009-s por per zevendesKryeministrin Ilir Meta ky veprim e le pa alibi opoziten e cila sipas tij nuk po ben asnje perpjekje drejt fleteve te votimit. Meta lajmeroi dje se do te blihen kuti te reja per lokalet e vitit te ardhshem ndersa akuzoi PS-ne qe kapricot e saj me kutite do te rendojne mbi taksapaguesit shqiptare. Megjithate zevendesKryeministri dhe njeheresh ministri i Ekonomise Ilir Meta njoftoi dje se pritet qe te vazhdojne negociatat per reformen zgjedhore me opoziten duke theksuar se mazhoranca do te shqyrtoje cdo kerkese te saj. Ne nje prononcim per mediat zoti Meta duke iu referuar tryezes se te premtes per reformen zgjedhore dhe deklaratave te Kryeministrit Berisha se kutite e 28 qershorit nuk do te digjen por do te blihen kutite te tjera per zgjedhjet vendore theksoi se blerja e kutive eshte ne shqyrtim. Ai gjithashtu theksoi se kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit nuk do te preken deri ne vitin 2013. Sipas Metes eshte e domosdoshme qe te vijoje kjo tryeze ne te gjitha nivelet por sidomos ne ate te eksperteve ne bashkepunim te ngushte me OSBE-ODIHR-in. Dua te pershendes garancite qe dha Kryeministri Berisha ne menyre qe qeveria te marre persiper shpenzimet per kutite e reja qe nuk jane te nevojshme per ti hequr merakun kujtdo per asgjesimin e fleteve te votimit dhe madje per ti mbajtur ato deri ne 28 qershor gati 2 muaj para zgjedhjeve te vitit 2013 si nje akt tolerance si nje akt pergjegjshmerie politike dhe si nje ftese per tolerance dhe nga pala tjeter e cila e ka te qarte rrugen se si duhet shkuar per te cuar para transparencen ne perputhje me Kushtetuten. Nuk ekziston asnje shqetesim dhe asnje pengese ne kete drejtim - deklaroi z. Meta. Ai beri thirrje qe te vijoje angazhimi i te gjitheve per te cuar para reformen zgjedhore per te permiresuar kodin dhe per te zbatuar te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it pas zgjedhjeve te fundit ne vendin tone. Ky - tha Meta - eshte interesi i te gjitheve. Sipas Ilir Metes eshte interes i qytetareve shqiptare ne menyre qe vota e tyre te jete sa me e garantuar dhe kete garanci ne radhe te pare e jep kodi dhe ligji. Pyetjes se si do te behet Kodi i ri Zgjedhor pa Partine Socialiste Meta iu pergjigj Nuk ekziston asnje pengese nuk mund te ekzistoje me asnje alibi. Ne rast se deri dje ngrihej shqetesimi se mund te digjeshin fletet e votimit nderkohe qe ka nje vit qe pala e interesuar nuk ben asnje perpjekje serioze per te shkuar drejt fleteve te votimit tani fletet aty do ti kene. Natyrisht qe eshte nje pergjegjesi pasi eshte nje kosto e panevojshme per taksapaguesit shqiptare qe te shpenzohet edhe per kuti te tjera. Por besoj se e mirekuptojne se behet per disa qellime qe synojne te japin nje mundesi me shume per reflektim nga pala tjeter dhe nderkohe te vijoje i gjithe procesi i reformes zgjedhore i pergatitjes se zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme vendore. Ne do te vazhdojme te japim te gjithe angazhimin tone ne kete drejtim.