Emetohet eurobondi i pare 300 mln euro Bode Moment historik

TIRAN- Moment historik e ka quajtur ministri i financave Ridvan Bode hyrjen e Shqiperise ne tregjet e kapitaleve boterore. Ne nje konference per shtyp ministri Bode njoftoi se tregu i kapitaleve i ka hapur driten jeshile Shqiperise permes perfundimit me sukses te procedurave per emetimin e te parit eurobond ne historine nje shekullore te shtetit shqiptar. Eurobondi do te jete i nje prerje prej 300 milion eurosh me nje cmim kuponi prej 7.5.
Sipas ministrise pjesa me e madhe e Eurobondit do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem. Ajo perjashton mundesine e perdorimit te Eurobondit per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti.
Ministria e Financave beson se transaksioni do te realizohet me sukses dhe thekson se ky emetim perben nje zhvillim te nje rendesie historike per financat tona publike duke konfirmuar kredibilitetitn e ekonomise sone per te hyre ne tregun e kapitaleve- thuhet ne njoftim.