E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha fton Ramen Bashko votat kunder imunitetit

Barazia ndaj ligjit Berisha Rama ta votoje ligjin. Berisha akuza Rames Korrupsion me lejet e ndertimit

Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje dje opozites qe te bashkoje votat me mazhorancen per heqjen e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te tjere shteterore. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise Berisha kerkoi qe opozita ta miratoje ligjin per heqjen e imunitetit si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte dhe ne emer te parimit themelor per barazi ndaj ligjit.

Te heqim imunitetet dhe te deshmojme se e ndiejme veten te barabarte me qytetaret kur vjen puna te fondet publike - u shpreh Berisha gjate fjales se tij ne mbledhjen e qeverise. Berisha siguroi me tej se ligji do te kaloje se shpejti ne Parlament. Sipas Berishes kjo do te ndihmoje ne luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar ne vend. Heqja e imunitetit eshte me rendesi ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionin. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Kryeministri Sali Berisha u ndal tek permiresimi i pozicionit te Shqiperise me tete vende ne klasifikimin e Transparency International per luften kunder korrupsionit. Duke e cilesuar kete si nje sukses te ri te qeverise Kryeministri Berisha tha se kjo ishte rezultante e transparences dhe reformave te ndermarra dhe se do te mbetet prioriteti kryesor i qeverise shqiptare. Nuk duhet te harrojme se lufta kunder korrupsionit nuk duhet te nderpritet per asnje moment nuk mund te zevendesohet me asnje objektiv tjeter me madhor. Kete duhet ta kemi te qarte ne cdo qelize te kesaj administrate. Rrezja e drites eshte dezinfektanti absolut i virusit te korrupsionit. Ky raport eshte edhe pergjigjja me e mire e fushates se trillimeve dhe mashtrimeve te opozites - tha Berisha. Sipas Kryeministrit Berisha vendi do te kishte nje renditje shume me te mire ne indeksin e luftes kunder korrupsionit nese Bashkia e Tiranes vecanerisht sipas tij nuk do te kishte procedura dhe afat te tejzgjatur per lejet e ndertimit.
Ne qofte se nuk do te jete 20 i lepurit dhe i leprave Shqiperia do te ishte te pakten sipas te gjitha perafrimeve qe behen edhe minimumi 30 shkalle te tjera sepse asgje nuk ka me te rendesishme se procesi i lejes se ndertimit ne vleresimin e klimes se biznesit dhe korrupsionit - tha Berisha.
Me gjithe kete kritike ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste Kryeministri e ftoi zotin Rama serish te vendosin ne Parlament per heqjen e imuniteteve. Per fatin e keq ne kemi ndeshur murin e opozites e kreut te opozites qe vetem nje jave me pare do te deklaronte nuk ka vlere imuniteti se une jam pa imunitet. Nuk personalizohen gjerat. Standardet nuk kane synime personat as kryetarin e bashkise as Kryeministrin. Ky koncept eshte i gabuar. Standardet kane te bejne me praktika te pergjithshme ndaj edhe nje here shfrytezoj rastin ti bej thirrje zotit Rama kryetarit te Partise Socialiste te pranoje heqjen e imunitetit. Te heqim imunitetin te deshmojme se ne e ndiejme veten te barabarte me qytetaret e thjeshte kur vjen puna tek keqperdorimi i fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre - theksoi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›