E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohen shifrat e papunesise ne Spanje

Janë shkurtuar radhët e gjata në zyrat për punësim në Spanjë. Meritë e stinës së verës, që në qershor ka sjellë dhe një rënie të ndjeshme të numrit të papunëve në vend. Rreth 127 mijë të papunë më pak, sipas të dhënave të ministrisë së punës, pjesa më e madhe e të cilëve janë punësuar në sektorin turistik me kontrata të papërcaktuara në kohë. Gjithsesi spanjollët nuk janë shumë optimistë duke e partë këtë si një përmirësim të përkohshëm ndërkohë që me mijëra të sapodiplomuar mbajnë ende radhën në zyrat për punësim. Në fakt Spanja vazhdon të mbajë 1/3 e të gjithë të papunëve në zonën euro, dhe pagat kanë pësuar një ulje prej 8.5 për qind në krahasim me një vit më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›