Tirane polici i burgjeve vret bashkejetuesen dhe me pas veten
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 21.30 në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e policit të burgut Ali Verteniku, i cili ka vrarë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij Mimoza Nikolli dhe më pas veten.
Zjarrfikëset hapën me forcë derën e shtëpisë së policit të burgjeve, i cili para vrasjes kishte nxjerrë jashtë banesës fëmijët e tij 12 dhe 14 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet mbi vrasjen e dysfishtë.