E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet imazhi i emigranteve shqiptarë në Itali

Nga Eva Kushova
Emigrantet shqiptarë në Itali nuk janë më të frikshëm dhe kriminelë. Kështu thuhet në një raport të kryer nga Karitas- Migrantes, Itali, ku 20 vjet pas emigrimeve masive, sot shqiptarët jane qytetare te rregullt dhe të mireintegruar 

ROME-Emigrantet shqiptarë në Italine e sotshme nuk te shkaktojne me frike, ata punojnë shumë dhe kryejnë pak krime. Ky fakt rezulton në një studim të fundit të kryer nga Karitas Migrantes të titulluar Shqiptarët në Itali, pasojat ekonomike e sociale të emigrimit. Rreth 18 vite më pare disa qindra mijera emigrante shqiptare mberriten ne Itali për një jetë më të mirë, e bashkë me ta zbarkuan edhe kriminelët të cilët bënë qe disa vite rresht deri ne 2000, shqiptaret ishin ne krye te klasifikimit te te huajve te akuzuar per krime te renda. Por gjerat jane permbysur tetë vitet e fundit, dhe sot 420 mije emigrantet shqiptare ne Itali jane përshtatur dhe integruar ne jetën italiane. Sot numri i emigranteve te ligjshem shqiptare eshte dyfishuar. Numri i studenteve shqiptare eshte rreth 10 mije. Aktualisht shqiptarët nuk akuzohen me per krime ordinere, duke ia lene vendin rumuneve dhe marokenëve. Sot shqiptaret jane vetëm pjese e bandave te trafikut te droges dhe aty kane rol protagonist. Sidoqoftë shifrat tregojne se shqiptarët tashmë janë punëtorë shembullore dhe shume te integruar. Në punë shquhen si shumë të aftë, të gatshëm për të bërë cdo pune respektojnë orarin etj. 216 mije emigrante janë te punësuar, 15 mijë merren me biznese te vogla madje te regjistruar edhe në dhomen e tregtise, 101 mije jane minorenë, 1 e pesta e totalit, dhe 88 mije jane ne Itali per motive familjare te ndryshme. Shqiptaret jane dhe familjare te rregullt, ne fakt kohet e fundit jane shtuar dhe martesat mikes. Tashme po reduktohet edhe fluksi i te kthyerve ne shqiperi. jane 500 raste riatdhesimi qe po asistohen nga projekti Mireseerdhet perseri. Keshtu raporti i fundit per emigrantet shqiptrare ne itali tregon se shqiptaret jane te afte te punojne e te integrohen, jane qyterare te vertete europiane, mjafton qe Europa t’u hape dyert.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›