E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e rreme, dy adoleshentë ende në qeli

Vazhdojne të mbeten në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policise së Korcës dy të rinjtë të cilet ranë viktima të një inskenimi te oficerit Dashnor Karanxha. E kunderta ndodh me oficeri qe ndodhet ne arrest shtepie 


KORCE-Lihet i lirë oficeri i policisë që kërkoi 2 milion lekë për mitmarrje dy të rinjve të cilëve u sajoi arrestin për një akuzë të rremë, ate te shperndarjes se lendeve narkotike. Ngjarja ka ndodhur 7 muaj më parë, ndërsa Klodian Berberi dhe Danjel Bode, përkatësisht në moshën 17 dhe 20 vjecare vazhdojnë të vuajnë izolimin në dhomat e parburgimit të komisariatit të Korcës. Oficeri i policisë ndodhet në arrest shtëpie, teksa e kundërta ndodh me të rinjtë të cilët janë në pritje të vendimit të drejtësisë, ndonëse nuk ka asnje prove që i kompromenton me shpërndarjen e bimëve narkotike. E tronditur dhe e revoltuar, nëna e njërit prej të arrestuarve si shpërndarës droge, Klodian Berberit, bën apel për drejtësi.

Oficeri i sektorit të Antigrodës Dashnor Karanxha kish kërkuar shumën e 2 milion lekëve për ti nxjerrë nga burgu të arrestuarit, për të cilët ai vetë kish inskenuar arrestimin. Pas arrestimit të oficerit të Antidrogës në kushtet e flagrancës, ai është lënë i lirë ndërkohë që sipas Liljanes oficeri shihet të lëvizë nëpër qytet duke shkelur masen e marre nga gjykata.

Klodian Berberi i cili ka mbushur vetëm pak ditë më parë 18 vjec, sipas prindërve vazhdon të qëndrojë pa asnjë faj në dhomat e paraburgimit. Të njëjtin fat ka edhe shoku i tij Daniel Bode 20 vjec. Si duket të dy janë dy viktimat e arrestimit të oficerit të policisë i cili kërkoi të holla në shkëmbim të lirisë. Historia e familjeve Berberi dhe Bode ka nisur nga muaji prill i këtij viti, ndërsa vazhdon dhe sot me një kalvar të mundimshëm për të rinjtë të cilët gjatë seancës së parë gjyqësore kanë shkuar në sallën e gjyqit me fraktura të dukshme dhune si rezultat i trajtimit që iu ka bërë oficeri i Antidrogës që u prangos më pas nga një grup i SHKB-së ardhur enkas nga Tirana.

(d.b/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›