E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet situata energjitike, KESH stakon Fierzën

Përmirësohet situata hidrike në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave nga Korporta Elektroenergjitike Shqiptare që prej 24 shkurtit niveli në Hece ka pësuar një rritje të ndjeshme. Kështu niveli në hidrocentralin e Fierzës është rritur me 9 metra duke shkuar në kuotat e 266 metrave. Ndërkohë rritja e temeraturave në vend ka dhënë efekte në uljen e konsumit të energjisë elektrike me rreth 3 milion KW. Në këtë mënyrë për të ruajtur nivelin e ujit në një prej HECEVE më të mëdha në vend KESH ka ndërprerë prodhimin e energjisë nga ky hidrocentral, duke qenë se nevojat e vendit plotësohen me prodhimin që realizohet Vaun e Dejës dhe të Komanit. Niveli në hidrocentralin e Komanit është 170.95 m dhe prurjet ansore janë 130 metër kub në sek. Konsumi i energjisë elektrike në këtë periudhë përcaktohet të jetë rreth 19 milion KW energji elektrike. Ndërkohë që në muajt e dimrit konsumi i energjisë elektrike ka qenë në kuotat maksimale dhe arrinte në rreth 25 milion KW energji. Megjithë përmirësimin e kuotave në Hece vazhdohet që të importohet rreth 12 milion KW energji, ndërsa pjesa tjetër prodhohet në vend.Për disa muaj me radhë Shqipëria u detyrua që të blinte energji elktrike me cmime të larta për plotësimin e nevojave në vend, pasi prodhimi në vend ishte pakësuar në maksimum për shkak të reshjeve shumë të pakta. Ndërkohë që reshjet e dëborës të rëna me intesitet gjatë dimrit kanë filluar të japin ndikim në përmirësimin e situatës hidrike në vendin tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›