Rekordmeni i quajtur Messi

Leo Messi regjistron mesataren më të mirë të golave në kampionat në fillimin e këtij sezoni. Ylli argjentinas pas ardhjes së trajnerit Gerardo Martino luan më pak minuta dhe shënon më shumë. Sipas statistikave në më pak se dy ndeshje, katër herë "Topi i Artë" ka realizuar 5 gola, duke qënë golashënuesi më i mirë i kampionatit pas tre javëve të para. Këto 5 realizime kanë ardhur në 161 minuta lojë, çka do të thotë një gol në rreth 30 minuta, duke zbuluar se argjentinasi është sërish vrasës, por kësaj radhe më i shpejtë se kurrë.
Këtë sezon 26 vjeçarit iu deshën vetëm 12 minuta për të shënuar, në sfidën e parë ndaj Levantes ku realizoi dhe një tjetër gol brenda pjesës së parë të lojës. Në sfidën e javës së dytë ndaj Malagas, Messi nuk u grumbullua ndërsa në Mestalla ndaj Valencias dhuroi spektakël me hat trickun e tij. 5 gola në 161 minuta, me një mesatare një gol në cdo 32 minuta lojë, çka do të thotë një rekord i pavendosur më parë në la liga në javët e para të kampionatit.
Dy sezone më parë Messi kishte shënuar 5 gola në po kaq javë, por ishte aktivizuar për 209 minuta, duke regjistruar mesataren një gol në cdo 42 minuta lojë. Me këtë start të sezonit Leo vendos si shënjestër numrat e rivalit të tij Cristiano Ronaldo, që në javët e para ka shënuar më shumë se argjentinasi. Dhe në vitin ku vihet në dyshim ecuria e tij ëpr shkak të problemeve fizike dhe konkurencës me Neymar, Messi përgjigjet me mënyrën e tij, rrugën e golave, duke vendosur ndeshjet me realizimet e tij. Që këtë vit mesa duket i duhen vetëm 30 minuta për ti shënuar.