E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perparim Hetemaj Gatuzo i Breshias



Perparim Hetemaj eshte shnderruar ne xhevahirin e ri te Breshias skuadres se Serise A italiane. Shqiptari me pasaporte finlandeze ka terhequr me lojen e tij vemendjen e medias fqinje te cilet kane gjetur rastin edhe ta pershkruajne ate si nje Gatuzo te ri duke iu referuar mesfushorit te fuqishem te Milanit dhe te Kombetares italiane Xhenaro Gatuzoz. Gazeta e Breshias Giornale di Breschia i ka kushtuar nje artikull te posacem ku thekson faktin se Hetemaj eshte duke mesuar italisht por vazhdon ti jape intervistat ne gjuhen angleze. Por megjithate futbollin e shtepise sone e ka kuptuar - shkruan gazeta ne fjale - duke qene nje nga surprizat e ketij fillimzezoni. Vete Hetemaj i cili eshte transferuar ne Itali nga holandezet e Tventes thote per krahasimin me mesfushorin e Milanit. Krahasimi me Gatuzon Me pelqen por me perpara duhet qe une te arrij ne nivelin e tij. Gjashte ndeshje ne nivel te larte nje gol kunder Romes pikerisht skuadres qe deshiron ne janar tia marre yllin e saj Breshias thirrja ne Kombetaren finlandeze do te thote se Hetemaj po kalon nje moment te arte. Jam i kenaqur se si po shkojne gjerat - komentoi Hetemaj per gazeten italiane - pasi shpresoja te nisesha keshtu edhe pse besoja pak. Eshte e vertete qe muajt e kaluar drejtuesit e Breshias me thoshin se mund te kisha gjetur edhe nje vend ne Serine A por e gjitha kjo me dukej nje enderr. Nuk luaj ne Serine B si te mund te luaj ne A Perkundrazi tani.... Ne fakt Hetemaj eshte bere titullar i palevizshem dhe dikush gjeti rastin ta krahasoje ate me Rino Gatuzo. Me pelqejne keto krahasime pa asnje dyshim por me duhet te punoj shume dhe te fitoj dicka per tu krahasuar me ate. Te premten Breshia u stervit ne fushen e hotelit Tourin ku do te pergatitet per ndeshjen e radhes.

Dy vellezerit Hetemaj ne Itali
Ne fakt nuk eshte vetem Perparim Hetemaj qe luan ne Itali por dhe vellai i tij Mehmet Hetemaj. Ky i fundit luan ne Serine B me Albinolefe. Dy vellezerit jane shume te lidhur me njeri-tjetrin sidomos pas vdekje se babait te tyre.

Panajot Kone shqiptari tjeter

Gjergji Panajot Kone eshte shqiptari tjeter qe luan me Breshian ne Serine A. Por tiranasi prej kohesh ka marre pasaporte greke madje ka luajtur edhe kunder Shqiperise ne ndeshjet per perfaqesueset U-21.

Shqiptaret e futbollit italian

Jane disa shqiptare apo kosovare qe luajne ne Itali ne nivele te ndryshme te futbollit italian. Te Cezena luan Erjon Bogdanin te Breshia jane Perparim Hetemaj dhe Panajot Gjergji Kone. Pajtim Kasami aktivizohet te Palermo. Ne Serine B luajne Migjen Basha te Atalanta Edgar Cani te Piacenca Mehmet Mehmetaj te Albinolefe Samir Ujkani te Novara i huazuar nga Palermo Rijat Shala te Novara. Ne Serine C luan dhe Florian Myrtaj me skuadren e Peskieres. Ne nivelet e skuadrave te moshave luajne shume lojtare te rinj shqiptare.

16 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›