E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perparimet ne Afganistan te pakta

SHBA

Presidenti Obama ka thënë se forcat amerikane dhe aleatët e tyre po i pengojnë operacionet e Al-Kaedës në Afganistan dhe Pakistan, por shtoi se do të duhet kohë për të mposhtur këtë grup. Zoti Obama e tha këtë në një konferencë për gazetarë me rastin e publikimit të një raporti rreth strategjisë në Afganistan. Në raport thuhet se shtimi i trupave kohët e fundit kishte shënuar sukses në ndaljen e hovit të Talebanit në pjesën më të madhe të vendit. Raporti thotë se udhëheqja e lartë e Al-Kaedës në Pakistan tani është më e dobët dhe nën më shumë presion sesa ka qenë ndonjëherë që nga rënia e talebanëve nëntë vjet më parë. Shtetet e Bashkuara do të fillojnë shkurtimin e trupave vitin e ardhshëm dhe pritet t'i japin fund rolit luftarak në 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›