Përpëlitjet e fundit të Çausheskut dhe Honekerit
Në Berlinin Lindor festohet 40-vjetori i themelimit të RDGJ-së. Ndërkohë krerët e atëhershëm të RDGJ-së dhe Rumanisë, përpiqeshin të ruanin sistemin socialist.
Dy ditë përpara kësaj ngjarjeje, shefi i Shtazit, Erich Mielke i dërgon të gjitha njësive të shërbimit të Ministrisë për Sigurinë Shtetërore një telegram me masat për sigurimin e aktiviteteve festive. Në shkresë kërkohet shprehimisht nga përgjegjësit e Shtazit që, "gjatë kohës së aksionit, duke përdorur të gjitha mundësitë", të "pengohen me të gjitha mjetet, në mënyrë konsekuente" të gjitha veprimet "provokative dhe demonstrative" të personave, dhe të ndalohet "udhëtimi i tyre për në Berlin". Urdhri i Mielke-s përfundon me një thirrje për vigjilencë maksimale: "të mos lejohet asnjë e papritur! Kundërshtarit të mos i jepet asnjë mundësi. Të bëhemi aktivë aty ku ai nuk mendon se jemi të pranishëm!". Me gjithë këtë apel, qindra opozitarë ia dalin që më 7 tetor të marrin pjesë në qendër të kryeqytetit të RDGJ-së në një miting spontan. Në miting ata thërrisnin vazhdimisht me zë të lartë emrin e Gorbaçovit. Dhjetëra demonstrues arrestohen nga policia popullore dhe punonjësit e Shtazit.Në të njëjtën kohë kryetari i SED-it (Partisë Socialiste të Unitetit), Erich Honeker, mbante një fjalim përpara të ftuarve të lartë, të cilët kishin ardhur nga të gjitha vendet socialiste dhe paradite kishin ndjekur nga tribuna zyrtare parakalimin e "punëtorëve". Na fjalimin e tij Honeker bën thirrje me ngulm për ruajtjen e "unitetit në kampin socialist", i cili tashmë ka shfaqur çarjet e para të dukshme. "Miqtë tanë në të gjithë botën të jenë të sigurt se socializmi në truallin gjerman, në atdheun e Marksit dhe Engelsit, qëndron mbi themele të patundura", thoshte Honeker.
Politika reformatore e Gorbaçovit ndesh veçanërisht në Bukuresht dhe Berlinin lindor në refuzim të fortë. Kryetari i shtetit rumun, njëkohësisht kryetar i partisë komuniste, Nikolae Çaushesku dhe homologu i tij gjermano-lindor, Honeker, e shihnin Gorbaçovin dhe perestrojkën e tij, si sulm mbi pushtetin e tyre. Honeker i kundërvihej me të gjitha forcat çdo të reje dhe përsëriste përfytyrime të vjetruara, të cilat i formulonte në parulla të thjeshta luftarake: "përpara gjithmonë, prapa kurrë!"
Gorbaçov, i cili kishte mbërritur një ditë përpara festimeve në Berlinin lindor, e shfrytëzoi vizitën e tij, për t'u përzier me njerëzit. Me këtë rast tha dhe fjalinë e paharrueshme. "Unë mendoj se rreziqet presin ata që nuk reagojnë ndaj jetës", pohonte ai. Në raportet e shtypit fjalia e liderit të Bashkimit Sovjetik u transformua dhe u përcoll me shprehjen: "Atë që vonohet e ndëshkon jeta". Më 7 tetor 1989 u zhvillua dhe takimi i fundit Çaushkesku-Honeker, i cilësuar nga mediet gjermano-lindore si "miqësor". Një bashkëpunëtor i tyre shpjegonte se "të dy politikanët theksuan të drejtën e çdo vendi socialist për të ndjekur rrugën e vet drejt socializimit. Të dy palët theksuan nevojën për të kundërshtuar me vendosmëri ndërhyrjen imperialiste në punët e brendshme të vendeve socialiste." Por me gjithë përpjekjet e tyre të dëshpëruara as Honekeri dhe as Çaushesku nuk mundën të ndalonin rrjedhën e historisë. Dhjetë ditë pas festimeve, Honekeri u detyrua të largohej nga posti. Shoku i tij i luftës Çausheski në dhjetor u rrëzua nga pushteti dhe u ekzekutua.