Itali, arratiset nga burgu i sigurisë së lartë i dënuari shqiptar
Një 25-vjeçar i ndaluar për vjedhje me armë u arratis në mbrëmjen e së premtes nga burgu i Ternit, ku vuante dënimin
Një emigrant shqiptar 25-vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane u arratis nga burgu i sigurisë së lartë në qytetin e Ternit në Itali. Taulant Toma, i ndaluar për vjedhje me armë, arriti që t’iu shpëtonte gardianëve, ndërsa ishte duke luajtur futboll me një grup të burgosurish të tjerë.
Policia e vendit ka nisur kërkimet prej dy ditësh, por ende nuk ka arritur që ta arrestojë 25-vjeçarin shqiptar. I riu shqiptar do të lirohej nga burgu pas 4 vitesh, por ai ia ka arritur që ta mbyllë dënimin më shpejt. Karabinierët kanë shpërndarë foton e tij në të gjitha rajonet e policisë në vend, ndërkohë që kanë intensifikuar kërkimet për vënien e tij në pranga.
Arratisja
Hera e fundit që i dënuari shqiptar Taulant Toma është parë nga gardianët e burgut të Ternit, ka qenë në pasditen e së premtes, ndërsa ai ishte duke luajtur futboll. 25-vjeçari ishte së bashku me 20 të dënuar të tjerë, kur i ka shpëtuar survejimit dhe ia ka mbathur. Sipas hetimeve të kryera, agjentët dyshojnë se Toma ka shfrytëzuar një vrimë të bërë në gardhin rrethues të oborrit të burgut, dhe më pas përdori disa fletë rrëshqitëse për të kaluar murin e lartë, nga i cili doli në rrugë dhe u largua me shpejtësi.
Më pas, ai ia ka dalë të zhduket me shpejtësi nga zona duke mos lënë gjurmë.
Hetimet
Me gjithë kërkimet e bëra nga policia italiane, i arratisuri akoma nuk është arritur që të gjendet. Kërkimet vazhduan gjatë gjithë natës së të premtes e në vazhdim të shtunën, por nuk dhanë asnjë rezultat. Sipas mediave italiane, zhdukja e menjëhershme e 25-vjeçarit shqiptar të bën të mendosh sa arratisja ishte e programuar më parë. Dyshohet se jashtë burgut ka qenë një bashkëpunëtor i Tomës, i cili e priste dhe që e ka marrë më pas për ta fshehur e shpëtuar nga arrestimi.
Kërkimet për të arratisurin 25-vjeçar janë shtuar në të gjithë Italinë.
Fotoja e tij është shpërndarë në të gjitha rajonet e qyteteve të Italisë, që në rast identifikimi të tij, të mund ta arrestojnë.
Taulant Toma ishte arrestuar dhe dënuar nga gjykata italiane për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me armë. Ai do të mbaronte së përfunduari dënimin e tij më 19 maj të vitit 2014. 25-vjeçari ishte pjesë e bandës së Ilir Pajës, edhe ky i njohur për arratisjet e tij nga burgjet e sigurisë së lartë në vend. Ai ishte larguar nga burgu i Peruxhias, për t’u sjellë në Terni, edhe ky një burg i sigurisë së lartë.
Por duket se 25-vjeçari me gjithë masat e larta të sigurisë ia ka dalë të realizojë planin e tij dhe të largohet nga burgu italian.