Rama kërkon anulim loje
Partia Socialiste ka thirrur militantët dhe simpatizantët e saj dhe të partive të vogla të majta, që të dalin në një protestë sot para Kryeministrisë. Protesta bëhet pas kërkesës së Edi Ramës, për të hapur kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe bojkotit të Kuvendit nga ana e grupit kuvendor të PS-së, dhe ky një vendim i marrë pothuajse vetëm nga Rama. Hapja e kutive duket një togfjalësh i rëndë, me peshë specifike politike dhe ulëritës për turmën, por askush nga partia që ka humbur zgjedhjet e fundit parlamentare dhe aq më pak kreu i saj nuk merr përsipër të na sqarojë me çfarë argumentesh mund të bëhet një precedent i tillë në një proces zgjedhor shqiptar. Rama thotë se nuk kërkon rezultat në tryezë, por ndërkaq ka harruar të pranojë humbjen, që afërmend i ka mbetur atij në derë, se s’mund të ketë dy fitues në një lojë të tillë. Ai flet për demokraci, liri dhe të drejtë, por ajo që po kërkon ai është suprimim i institucioneve, si guri i themelit i demokracisë, ajo që po kërkon ai është suprimim i shtetit ligjor. Ai ka të gjithë lirinë dhe të drejtën për të protestuar jo vetëm për hapjen e kutive, për vdekjen e një biznesmeni, por dhe për rrugët e ndotura të Tiranës apo mungesën e gjelbërimit, por kjo s’do të thotë se dalja në rrugë legjitimon motivin e një proteste.
Edi Rama po i drejtohet protestës si një mjet të vetëm politik, si një mjet të vetëm shpëtimi politik për të pas disfatës elektorale, ku e çoi partinë dhe koalicionin që drejtonte. Edi Rama para dy muajsh thërriste shqiptarët që të ndiqnin atë për të sjellë një epokë të re dhe për të fshirë e për të hedhur në kosh të kaluarën 18-vjeçare të “politikës së vjetër”, por zor se me 65 deputetë apo me ndonjë tjetër më tepër siç pretendon se i është mohuar, mund të bësh epokë të re. Duke na kujtuar standardet e një vendi anëtar të NATO-s do të bënte mirë të dilte para pasqyrës e të pyeste veten, a vepron kështu kryetari i një opozite i një vendi anëtar i NATO-s. Në vendet anëtare të NATO-s mund të ketë rrëzime qeverish, marrëveshje politike mes dy kampeve kundërshtare, zgjedhje të parakohshme, referendume, por s’ka deputetë që në vend që të hyjnë në sallën e Kuvendit, vend ku nuk shkojnë se kanë dëshirë, por se janë mandatuar nga zgjedhësit e vendit të tyre për t’i përfaqësuar ata në vendimmarrje, rrinë në kafetë e qytetit dhe merren me thashetheme.
Po çfarë po kërkon Edi Rama me këtë protestë, përveçse mbijetesës së tij politike të mëtejshme? Për çdo mendje normale ai po kërkon anulim loje. Anulim loje pasi është mbyllur loja, është duartrokitur fituesi, është shprehur arbitri, janë ezauruar të gjitha rrugët e mundshme të ankimimit që parashikon ligji. Të mos harrojmë në asnjë sekondë, as Rama mos ta harrojë, se ligji zgjedhor u bë në bashkëpunim e bashkëmarrëveshje PD-PS, për të mos thënë se PS kishte të drejtën e vetos për këtë ligj duke zgjedhur ajo komoditetet që mund t’i jepte për të dalë fituese. Ditën e bukur të 28 qershorit ai ishte i qetë, por sapo ndjeu se toka po i rrëshqiste nën këmbë, nisi të thurte fijen e perit, pas së cilës do kapej për të shpëtuar veten.
Por a ka motiv të dalë në protestë, pasi shkoi në KQZ, shkoi në Kolegj Zgjedhor, sipas kushteve ligjore të përcaktuara nga kodi i bërë nga PS? Gjithashtu i ka të gjitha mundësitë e kushtet të shkojë dhe në Prokurori, por ka zgjedhur të mohojë shtetin ligjor dhe të dalë në rrugë. Shpresa se mund të kishte krah arbitrin ndërkombëtar iu shua më shpejt sesa iu ndez. Zgjedhjet u pranuan si të rregullta, madje më të mirat e bëra në vend. Parregullsitë e vërejtura s’janë të natyrës që mund të kenë ndikuar në ndryshim rezultati. Atëherë Rama duhet të sillet si kryetar opozite i një vendi anëtar të NATO-s, të ulet në Kuvend dhe të diskutojë, debatojë e vendosë me mirëkuptim e marrëveshje se si të rregullohen këto parregullsi, në mënyrë që të mos përsëriten më.
Atëherë Rama, në vend që të sillet si një fëmijë që pasi ka humbur në një lojë kukafsheti kërkon anullimin e saj,