Përpjekje për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë
Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit të Maqedonisë,
Mathew Nimitz u ka paraqitur sot autoriteteve shtetërore
në Shkup ndryshimet në propozimin e tij për emrin e Maqedonisë, të
kontestuar nga Greqia fqinje. Por ai nuk ka dhënë hollësi lidhur me
këtë propozim. Zoti Nimitz thotë se qëllimi i negociatave është që të
gjendet një zgjidhje dinjitoze dhe e përshtatshme për të dyja palët, që
i shërben mbrojtjes së identitetit të shtetit dhe që përbën përfundimin
e një çështjeje të vështirë në rajon.