E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohen 7 mandate për mazhorancën dhe 4 mandatet për opozitën

KQZ miratoi tabelën e rezultateve të Shkodër për zgjedhjet e 28 qershorit

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ditën e djeshme me shumicë votash vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut Shkodër për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Sipas relacionit shoqërues të vendimit, tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga çdo KZAZ. Pas disa saktësimeve nga administrata e KQZ-së për dy KZAZ të këtij Qarku, përfaqësuesit e opozitës në Komision votuan kundër vendimit. Sipas tyre, rezultatet e dy qendrave të votimit, nuk ishin përfshirë në tabelat përmbledhëse të miratuara nga komisionarët e KZAZ-së përkatëse.

Nënkryetarja Subashi përfaqësuese e PS-së në Komision u shpreh se, "Të gjitha QV-të që janë marrë në dorëzim si të rregullta duhet të ishin të përfshira në rezultat. Përderisa kjo nuk është përmbushur nga KZAZ duhet ta bëjë KQZ-ja, pasi kjo përbën një problem thelbësor për rezultatin zgjedhor. Mungesa e dy QV-ve të marra në dorëzim dhe të mospërfshirja në tabelë më duket e pavend". 

Për votimet e 28 qershorit në qarkun e Shkodrës funksionuan 413 qendra votimi të grupuara në pesë KZAZ, ndërkohë që numri i zgjedhësve të regjistruar ishte 239.578. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së të publikuar mbrëmjen e 3 korrikut në këtë Qark,  koalicioni "Aleanca e ndryshimit" fitoi 7 mandate, ndërsa koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 4 mandate. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›