E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekje të për armëpushim në Libi

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 19:30

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Abdelilah al Chatib, do të tentojë edhe njëherë që të sigurojë një armëpushim në Libi.

Ish-ministri i Jashtëm jordanez, njoftoi pas bisedimeve me kryeministrin grek, Giorgos Papandreou në Athinë, se do të fluturojë për në Tripoli.

Ky është udhëtimi i shtatë i Chatibit për në Libi, në përpjekje për arritjen e armëpushimit dhe gjetjen e një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Greqia, së shpejti do të dërgojë në Bengazi diplomatë, të cilët duhet të mbajnë lidhjet me kryengritësit.

Ndërkohë aeroplanë të NATO-s sulmuan sërish objektiva në Tripoli.

Televizioni libian njoftoi se është goditur sërish kompleksi ushtarak Bab al Asisija, në të cilën ndodhet edhe rezidenca e pushtetmbajtësit, Muammar Gaddafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›