Perpjekjet e Detrotit per te permiresuar ekonomine
Detroiti zemra e industrise amerikane te makinave dikur ishte nje nga qytetet me te pasur ne Shtetet e Bashkuara. Por prodhuesit e makinave kane zvogeluar fuqine e tyre punetore dhe ne dekadat e fundit me shume se gjysma e popullsise se Detrotit eshte larguar nga qytetit. Sot ky qytet eshte nje nga qytetet me te varfera ne vend.
Dyqani Division Street Botique shet rroba me dizenjo te frymezuara nga qyteti. Dyqani u hap para disa vitesh nga muzikanti Tyler Baldwin me dy miq te tij. Ai thote se Detroiti eshte vend i mire per realizuar idete per biznes.
Ka mundesi te shumta dhe nuk duhet bere vetem nje gje. Muzika eshte e vecante. Bluzat qe ne i shesim ketu jane unike. Pra ketu ke mundesi te mira per te realizuar idete origjinale per biznes dhe per te shprehur talentin dhe aftesite.
Ai shton se varferia ne Detroit e ndihmon krijimtarine e tij.
Ekziston nje aspekt i vetmise dhe izolimit qe te bene te kerkosh brenda vetes te behesh me intuitiv dhe thjeshte te marresh frymezim per te krijuar dicka sepse ketu nuk ka pothuaj asgje.
Pervec zotit Baldwin ka edhe persona te tjere te cilet shfrytezojne frymezimin per te nxitur ekonomine e Detrotit. Kompania Buzdom U pergatit dhe financon sipermarresit per ti ndihmuar ata te hapin biznese. Presidenti i kompanise Ross Sanders thote se bizneset e reja po e ndryshojne ekonomine e qytetit.
shte e rendesishme qe ndryshimi te ndodh sepse per nje kohe te gjate qyteti i Detroitit eshte mbeshtetur ne kompanite prodhimit te makinave. Ata kane patur nje mentalitet te punetorit dhe ne tani po perpiqemi te krijojme nje mentalitet te sipermarresit. shte gje e mire te jesh punetor- te gjithe duhet te jene punonjes te mire- por sipermarresit nuk bejne vetem punen e nje punonjesi ata krijojne vende te reja te punes.
Xhon Mogk i Universitetit Shteteror Wayne thote se qendra e Detroitit ka filluar te perparoje.
Ka nje energji te re investime te reja dhe popullata po rritet. Pra eshte duke u bere nje permiresim i madh ne qendren e qytetit te Detroitit.
Ai thote se dyqanet dhe zyrat ne qender te qytetit jane shenje e perteritjes ekonomike.
Por zoti Mogk thote se jashte qendres se qytetit gjerat jane ndryshe. Ai thote se varferia dhe falimentimi jane normale ne nje hapesire prej 210 kilometrash katrore. Ai thote se vetem Qendra e Detroitit eshte ne fazen e ndryshimeve.
Ne disa pjese te qytetit nuk kane filluar ndryshimet dhe aty ka probleme te medha si probleme familjare varferia te ardhura te uleta braktisje shkolla te dobeta dhe probleme me drogen. Keto probleme nuk ekzistojne ne shkalle te larte ne pjesen kryesore te qytetit. Ato ekzistojne ne nje rajon prej 210 kilometrash katrore.
Por Xhon Mogk thote se me kalimin e kohes rritja ekonomike e pjeses kryesore te Detroitit do te ndihmoje perparimin ekonomik te pjeseve tjera te qytetit.