E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet e zemres te parandalueshme

Semundjet ne zemres dhe goditjet ne tru jane shkaktare kryesore te vdekjeve ne bote. Organizata Boterore e Shendetesise thote se vetem semundjet kardiovaskulare marrin jeten e me shume se 17.000.000 njerezve ne vit.Por ekspertet thone se keto shifra mund te ndryshohen per me mire. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollesi

Ne SHBA shkalla e te mbijetuarit eshte 1 me 10 per viktimat e sulmeve te zemres. Kjo statistike qe nuk ka ndryshuar ne 3 dekada por nuk don te thote se nuk mund te permiresohet thuhet ne nje studim.

Shkencetaret ne Universitetin e Michiganit arriten ne perfundimin se ne qofte se njerezit qe jetojne ne lagje te varfera marrin instruksione se si te kryejne frymemarrje artificiale ose CPR per viktimat nga sulmi ne zemer shanset e ketyre pacienteve per te mbijetuar shtohen dukshem.

Gjate studimit u vu re se njerezit ne lagje te varfer kane 2 deri 3 here me shume gjasa qe te preken nga nje goditje ne zemer ne krahasim me ata qe jetojne ne nje zone te pasur te qytetit.

Edhe ndryshimi ne stilin e jeteses barnat e reja dhe trajtimet mjekesore mund te ndihmojne ne parandalimin e semundjeve te zemres.

Gjate dekades se fundit numri i vdekjeve nga semundjet kardiovaskulare ka rene deri ne 35 perqind. Rreth 48 per qind e kesaj ulje ishte rrjedhim i permiresimit ne faktoret e rrezikut sic eshte lenia e duhanit. Kjo ka sjelle ulje te rasteve te presionit te gjakut dhe kolesterines se larte. Gjithashtu gjate 10 vjeteve te fundit mjeket kane shtuar dhenien e recetave per barna trajtimi dhe te gjithe keta faktore se bashku kane sjelle nje pakesim te rasteve te vdekjeve nga semundjet kardiovaskulare. Rezultatet e studimit u botuan ne revisten e Shoqates Amerikane te Mjekesise.


Trajtimi i kancerit te prostates dhe efektet anesore

Dihet se kanceri shton rrezikun e formimit te grimcave te gjakut te mpiksur. Nje studim i ri ku u perfshine me shume se 75.000 paciente me kancer ne prostat tregon se grimca gjaku te mpiksur kishin me shume gjasa te formoheshin tek pacientet qe trajtoheshin me terapine endokrine e quajtur ndryshe terapi hormonale kunder kancerit.

Studimi arrin ne perfundimin se burrat qe marrin nje trajtim te zakonshem kunder kancerit te prostates perballen me nje rrezik ne rritje per mpiksje gjaku qe mund te rrezikoje jeten e tyre.

Studimi u krye nga nje grup nderkombetar shkencetaresh te cilet analizuan te dhenat e mbledhura gjate njje preriudhe 10 vjecare.

Ne pergjithesi rezultatet treguan se burra me kancer ne prostate kishin me shume gjasa per te zhvilluar blloqe te mpiksura gjakut se sa meshkujt pa semundje.

Edhe pacientet qe i nenshtroheshin trajtimit hormonal kunder kancerit ishin dy here e gjysme me shume ne rrezik nga mpiksja e gjakut sesa njerezit e tjere ne pergjithesi.

Ky rrezik ishte vecanerisht i larte per meshkujt nen 65 vjec dhe per pacientet me kancer me te zhvilluar.

Rezultatet e studimit tregojne rendesine e shqyrtimit te efekteve te mundshme anesore ne sistemin e qarkullimit te gjakut gjate trajtimit te kancerit te prostates sidomos kur perdoret terapia me hormone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›