E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpetim Tafa, 25-vjecari qe rrezikoi jeten ne Irak

Luljeta Ndoka

Ka vetem nje jave qe eshte kthyer nga Bagdadi dhe eshte shume i lumtur qe misioni si paqeruajtes ne Irak, ka perfunduar me sukses. Edhe pse eshte ende ne moshe te re, Shpetim Tafa nuk e llogariti jeten per atdheun. Djaloshi 25-vjecar duket mjaft entuziast, qe me ne fund ndodhet prane familjes se tij, megjithate po t'i kerkohej qe te shkonte serish ne Irak per te njejtin mision, nuk do te thoshte "jo". Madje, edhe pse ne shume raste ai, se bashku me koleget e tjere kane pasur konfrontime me trupat irakiane. Shpetim Tafa tregon emocionet dhe angazhimin per ta kryer misionin ashtu sic duhej, si dhe falenderimin per te gjithe perfaqesuesit e instancave te larta shteterore, qe i vleresuan ata per kthimin faqebardhe ne atdhe.

Keni vetem pak dite qe jeni kthyer nga Iraku. A jeni i lumtur qe me ne fund gjendeni prane familjes dhe do ta festoni nderrimin e viteve se bashku?

Po, jam shume i lumtur per kete. Familja ime ishte motivi me i madh, pse une doja te kthehesha shendoshe e mire ne Shqiperi. Gjeja me e bukur eshte qe naten e nderrimit te viteve dhe shume dite te tjera do te jemi se bashku.

Kur u niset, a kishit frike se ndoshta nuk mund te ktheheshin me?

Normalisht, ai ishte nje mision paqeruajtes dhe ne duhet te perballeshim edhe me te keqen. Megjithate, nuk behet fjale per friken ne konceptin e siperfaqshem, por ndoshta frike ne lidhje me deshiren per vazhdimesi te jetes. Por, jam shume i lumtur qe gjithcka perfundoi mire si per mua, ashtu edhe per shqiptaret apo amerikanet e tjere.

Keni pasur momente kur jeni ndier i rrezikuar?

Ka pasur momente te tilla kur jemi konfrontuar me trupat irakiane, sepse normalisht ne nuk kishim shkuar atje per qejf, por pikerisht per misionin e ruajtjes se paqes. Por nuk dua te flas per kete, sepse sic e shihni jam shume mire se bashku me te gjithe komandot e tjere.

Nese do t'ju duhej te shkonit serish ne Irak, a do ta benit kete?

Padyshim qe po. Kur ndodhesh ne situata te tilla, ndjen shume pergjegjesi dhe gjithashtu kenaqesi qe po sherben per ruajtjen e paqes.

Po te kishit femije, a do te ishit menduar me shume para se te vendosnit te shkonit me mision ne nje vend ku behet lufte?

Nuk e di se c'do te mendoja po te kisha keto pergjegjesi me teper, megjithate, mjaft nga shoket e mi kane bashkeshorte dhe femije dhe moren vendimin ta pranonin misionin. Dhe, fale Zotit, ata jane shume mire.

A eshte vleresuar kontributi juaj nga instancat e larta shteterore, apo nga koleget tuaj amerikane ne Irak?

Kemi qene gjate gjithe kohes me trupat amerikane, qe kane ngelur shume te kenaqur nga ne, jemi falenderuar nga ministri i Mbrojtjes i cili na ka pritur ne nje takim te perzemert, dhe po ashtu jemi vleresuar edhe nga kryeministri si dhe nga ambasadori amerikan, te cilet kane vleresuar kthimin faqebardhe tonin, ne atdhe.

3 Muaj E shtate dite, periudha e qendrimit te forcave komando ne Irak. Qe te gjithe duken mjaft entuziaste dhe te lumtur qe misioni ka perfunduar me sukses. Vleresime ata kane marre nga koleget amerikane dhe drejtuesit e qeverise shqiptare.

25 Vjec Mosha e komandos Shpetim Tafa, nga Tirana. Ndonese i ri ne moshe, ai nuk ka pasur frike per faktin, se ne Bagdad mund t'i ndodhte ndonje gje e pakendshme. Megjithate eshte shume i lumtur qe jeta vazhdon njesoj si me pare, se bashku me familjen e tij.

Festimet

Ardhja e trupave paqeruajtese ne atdhe, perkoi pikerisht me pragun e festes se Krishtlindjeve dhe te Vitit te Ri, dhe kjo ka qene deshira me e madhe e secilit prej tyre, qe t'i festonin ato, ne gjirin e familjes.

Data 20 dhjetor "vulosi" mbarimin e nje misioni me sukses

Kontingjenti i trupave shqiptare qe perfundoi misionin ne Irak, eshte rikthyer ne atdhe me 20 dhjetor te ketij viti, pra 8 dite me pare. Ndersa vetem tre dite, para se ata te ktheheshin, ne Mosul u krye ceremonia e uljes se flamurit shqiptar, ku mori pjese edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Komandot ishin pjese e operacionit "Liria e Irakut", ne kuadrin e koalicionit te luftes kunder terrorizmit. 120 trupa ishin vendosur ne aeroportin e Mosulit, 95 ushtare ne Viktoria, Bagdad, ndersa tre ushtare, ne shtabin multinacional. Angazhimi i trupave shqiptare ne Irak, nisi ne prill te vitit 2003, me dergimin e kontingjentit te pare paqeruajtes. Kontingjentet jane nderruar me sistem rotacioni cdo gjashte muaj. Ne Irak veprojne trupat komando te SHBA, Britanise, Rumanise, Australise, El Salvadorit, Bullgarise, Danimarkes, Lituanise dhe Etonise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›