"Fusha e Aviacionit", park modern
Ne mbledhjen e KRRT, Rama prezanton projektin e gjelberimit te zones, ku deri tani jane derdhur plehrat
Nje projekt i ri qe pritet t'i jape nje dimension te ri zones se "Fushes se Aviacionit", eshte prezantuar dje nga kryebashkiaku Edi Rama, gjate mbledhjes se Keshillit te Rregullimit te Territorit. Keshtu, mesohet se behet fjale per ndertimin e nje parku te madh te gjelber, qe mendohet te jete i dyti per nga rendesia, pas Parkut te Liqenit Artificial ne Tirane. "Behet fjale per nje park te ri te kryeqytetit, qe vjen si rezultat i vizionit te Planit te Ri te Tiranes, por edhe si domosdoshmeri, ne funksion te rritjes se dimensionit te gjelber te kryeqytetit", tha kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Sipas tij, eshte pikerisht parku ne zonen e ish-Fushes se Aviacionit, nje territor shume i favorshem per t'u kthyer ne nje park, ne funksion te te gjithe atij komuniteti, por edhe ne funksion te rritjes se siperfaqes se gjelber te kryeqytetit, i cili pret kete nderhyrje. "Projekti i ketij parku, nje projekt vertet mbreselenes do te na jape mundesine qe te hyjme ne fazen e zbatimit, pastaj edhe te realizimit", tha Rama duke saktesuar se ky park do te sjelle nje sasi te konsiderueshme metrash katrore gjelberim ne kryeqytet, qe permban ne vetvete nje sere hapesirash per te gjitha moshat dhe nje sere karakteristikash te reja, sebashku me nje sasi te konsiderueshme pemesh te shendetshme. Po ashtu, Parku eshte konceptuar qe te kete edhe aksesore te domosdoshem, si fushat e lojerave me dore, pistat e vrapimit, kendet e lojerave per femijet, pa dyshim edhe kende clodhese per me te moshuarit, sebashku me nje hapesire te gjere kembesoresh. Kryetari i bashkise se Tiranes tha gjithashtu se kjo eshte nje nderhyrje, qe ka miratimin unanim te te gjithe banoreve e banoreve, jo vetem te zones por edhe te kryeqytetit. "Behet fjale per nje njolle te gjelber ne harten e Tiranes, prej rreth 1 km te gjate, qe eshte nje bulevard i ri i gjelber per kryeqytetin", saktesoi kryebashkiaku Rama. Ndersa pika tjeter e rendit te dites, ne mbledhjen e KRRT-se ishte miratimi i planit rregullues te kryeqytetit, i cili tashme ka kaluar ne nje faze publikimi ne sheshin qendror te kryeqytetit dhe eshte vizituar nga mijera qytetare e qytetare te Tiranes.
Gjelberimi
Sipas kryetarit te baskise, eshte shtuar se tepermi gjelberimi ne Tirane, krahasuar me vitet e tjera, madje po punohet cdo dite qe te rriten siperfaqet e gjelbra ne Tirane, per te cilat ka fond te vecante ne buxhetin 2009. Perpjekja e fundit deri tani eshte pikerisht kthimi i zones se ish-Fushes se Aviacionit, ne nje park te madh urban, ne funksion te qytetareve. Hapesira te gjelberuara dhe mundesi per te gjithe banoret, parku do te jete i dyti per nga madhesia, pas atij te Liqenit Artificial.
Cfare parashikon plani i ri rregullues
Plani rregullues do t'i jape nje dimension krejt te ri kryeqytetit te Shqiperise, Tiranes. Ai eshte miratuar dje nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Tiranes, ndersa te gjitha fazat neper te cilat ka kaluar plani, u ekspozuan pak kohe me pare ne nje pavijon te posacem, ne qender te Tiranes. Sipas bashkise se Tiranes, pritet qe te sigurohet strehim per rreth 400 mije banore te rinj, duke dendesuar lagjet ekzistuese, ne masen rreth 1800 ha, qe jane territore ne zhvillim. Nderkaq, pritet transformimi i 14 qendrave dytesore dhe krijimi i 5 qendrave te reja dytesore. Sa i perket sektorit ekonomik dhe zhvillimit, bashkia e Tiranes premton krijimin e 200 mije vendeve te reja te punes. Nga keto, eshte parashikuar qe 132 mije vende pune te hapen ne privat dhe 68 mije ne sektorin publike. Gjithashtu, ne kuader te planit te ri rregullues pritet transformimi i ish-zonave industriale ne zona shume funksionale, si institucione dhe sherbime komunitare. Keshtu, pritet zgjerimi i 4 zonave spitalore kryesore, ndertimi i nje poliklinike per cdo zone, krijimi i nje kampusi te ri universitar, si dhe ndertimi i plot 17 zonave te reja.