Rama Une bera Tiranen do bej edhe Kamzen si Tirana
Mbrëmjen e të martës socialistët zhvilluan dy mitingje në Kamëz dhe Durrës. E ndërsa në Kamëz ishin socialistët e tjerë që nënvizuan prejardhjen e tyre nga veriu, në mitingun tjetër kryetari Rama theksoi rrënjët e tija durrsake.
Në mitingun përmbyllës të socialistëve në Kamëz kreu i PS-së Edi Rama u ka premtuar banorëve legalizimet brenda mandatit të parë, të cilat sipas tij janë mbajtur peng për 20 vite me radhë.
“Me hipotekën do të merrni jo vetëm titullin e pronësisë, por edhe titullin e qytetarit. Unë jam ai që bëri Tiranën dhe do të bëj edhe Kamzën si Tirana”- premtoi kreu socialist, ndërsa akuzoi kryeministrin Berisha se vazhdon t’i mbajë peng sa herë që ka fushatë elektorale si edhe për ndasinë veri-jug.
“Saliu vazhdon t'ju mbajë peng, topa për fushaten e tij elektorale, duke i hedhur sa herë që i vjen Kamzës, Bathores dhe gjithë zonave informale, lumenjte e mllefit ndaj opozitës. Shpiken ndasinë veri jug. Ka cerek shekulli që ky burrë është bërë kalorësi i kësaj ndasie”- vijoi Rama.
Akuzave të demokratëve Rama iu përgjigj: “Shpellarë. Ja u them si burrat. Nëse nxjerr edhe një herë ta kem thënë, tërhiqem nga politika dhe iki nga Shqipëria. Në Shqipëri ka vetëm një shpellar, dhe ai quhet Sali Berisha. Ka pasur vetëm një kryeministër që e ka kthyer qeverinë në shpellën e Ali Babës dhe 40 hajdutëve” – u shpreh kryesocialisti.
Rama në Durrës: Shqiptarët do dinë të bëjnë zgjedhje të mirë
Më pas kryesocialisti u spostua në Durrës, ku tregoi edhe aty, një tjetër pjesë të prejardhjes së tij.
Kryesocialisti u shpreh i bindur se durrsakët më 23 qershor do të dinë të bëjnë një zgjedhje të mirë si ajo me kreun e Bashkisë.
“Durrësi ka kohë që e ka gjetur ustain, Vangjush Dakon. Por më 23 do të gjejë edhe shërbëtorin e vet, qeverinë. Durrësi është edhe Kruja, edhe Gjergj Kastrioti”.
Për liderin socialist, Kryeministri Berisha nuk e ka haberin si jetojnë shqiptarët. Ndaj nga Durrësi iI kërkoi atij që të largohet.