Përplasen dy automjete në aksin Fier-Vlorë, nuk ka viktima
Një aksident është shënuar rreth orës 17.20 të ditës së sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë, ndërsa dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ne fshatin Zhupan, por fatmirësisht me nje bilanc pozitiv ndersa ka patur vetem deme materiale.
Duke iu referuar burimeve më të fundit, mësohet se drejt vendgjarjes kanë mberritur forca të policisë, të cilët po shqyrtojnë situatën dhe gjetjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Nderkaq, nje nder pistat kryesore te ketij aksidenti, lidhet me motin e keq, duke bere qe nje nga automjetet te humbase drejtimin dhe devijuar nga rruga.