Tiranë, digjen banesat e romëve zjarri i qëllimshëm
TIRANË- Zjarr në banesat e romëve pranë ish-Uzinës Autotraktor në Tiranë. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 të së shtunës, ndërsa mësohet se janë djegur krejtësisht 6 prej këtyre banesave.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët, por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë 6 prej banesave të kampit të vendosur pranë ish-Uzinës Autotraktori. Nuk raportohen persona të lënduar, përvec dëmeve të shumta materiale.
Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e plota të rënies së zjarrit, policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme që ka të bëjë me konflikte brenda vetë kampit të romëve.
(m.a/BalkanWeb)