E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Bisedimet Kosove - Serbi ende pa rezultate

Perfaqesuesit e Prishtines dhe te Beogradit dhe ndermjetesuesit e bisedimeve nga Bashkimi Evropian jane marre vesh vetem per nje gje ne raundin e trete te tyre qe takimi i radhes te mbahet ne mesin e muajit maj.

Mbreme ne Bruksel ka perfunduar edhe takimi i trete i radhes ne kuader te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise por ndonese ishte paralajmeruar mundesia e arritjes se ndonje marreveshje konkrete posacerisht per regjistrat civil. Asnje rezultat nuk eshte shenuar ne kete fushe pavaresisht se zyrtare te Bashkimit Evropian kane konstatuar perparim ne debatet rreth kesaj ceshtjeje.

Ne nje njoftim te zyres se ndermjetesuesit Robert Cooper zyrtar ne zyren e perfaqesueses se larte te Bashkimit Evropian Catherine Ashton thuhet se tema kryesore te takimit te mbremshem kishin te benin me lirine e levizjes energjetiken dhe telekomunikacionin. Ne bisedime jane hedhur edhe ceshtje qe kane te bejne me diplomat universitare targave te makinave dhe patente-shofereve.

Te dyja palet thone se do te vazhdojne debatet duke zgjeruar edhe gamen e ceshtjeve qe do te diskutohen ndonese pritjet i kane te ndryshme. Beogradi synon qe nepermjet bisedimeve te siguroje statusin e vendit kandidat per integrim ne Bashkimin Evropian pa e njohur pavaresine e Kosoves.

Autoritetet ne Prishtine besojne se ne fund te ketyre bisedimeve mund te ndodhe edhe njohja e ndersjelle e Kosoves me Serbine dhe afrimi i te dyja paleve me strukturat euroatlantike. Opozita ne Prishtine e cila kundershton bisedimet shfaq drojen se ato nuk do ti sjellin rezultate Kosoves. madje mund te pengojne procesin e shtimit te njohjeve per pavaresine e cila deri tash eshte pranuar nga 75 vende te botes.

Vezhguesit e pavarur nderkaq thone se mungesa e rezultateve pasqyron mungesen e nje strategjie te qarte per keto bisedime. Sipas tyre vazhdimi i bisedimeve pa rezultate do te duhej te conte ne rishqyrtimin e pozicioneve te te dyja paleve.

E nderkaq diplomate te Bashkimit Evropian ne Kosove u kane bere thirrje te dyja paleve qe te angazhohen me shume per zgjidhjen e problemeve praktike ne interes te te dyja paleve por kane nenvizuar se bisedimet nuk kane te bejne me integrimet evropiane te cilat parashohin permbushjen e shume kritereve qe nuk jane pjese e bisedimeve dypaleshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›