Ristani: Vendimi i Kolegjit bllokon procesin
TIRANË- Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste për ndryshimin e fletëve të votimit për kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë në datë 18 prill, vjen edhe reagimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani.
Sipas tij shtyrja e datës së shqyrtimit të kërkesës së PS, bllokon procesin, ndërsa shtoi se “KQZ do bëjë gjithcka që procesi të vazhdojë.
Komentet e Ristanit u bënë gjatë mbledhjes së sotme, ku ndër të tjera u miratua edhe fondi 650 mln lekë për fushatën, si dhe u shqyrtua anëtari i 4-t i grupit të numërimit.
Në kundërshtim me këtë cështje, ishte nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi, e cila kërkoi t’i drejtoheshin Kuvendit, pasi sic tha ajo, “Duhet ndryshuar kodi se ka boshllëqe”.
(m.a/BalkanWeb)