E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, bllokohet shpërndarja e kartave të identitetit

Edhe pse kanë shumë jave që kanë aplikuar për tu pajisur me kartat e identitetit, rreth 3 mijë banorë të Fierit nuk kanë mundur ti tërheqin ato. Rasti në fjalë është denoncuar publikisht dhe nga këshilltari socialist në Bashkinë e Fierit. 

FIER- Rreth 3 mijë banorë të Fierit nuk kanë mundur të tërheqin kartat e identitetit edhe pse kanë shumë javë që kanë aplikuar.Në dy qendra në këtë qytet, përkatësisht në qendrën me numër 261 dhe 263 nuk është shpërndarë asnjë kartë.
Rasti në fjalë është denoncuar publikisht dhe nga këshilltari socialist në Bashkinë e Fierit, Mzyelejen Hoxha. Në një konferencë për shtyp ai ka deklaruar se në këto dy qendra janë fshirë të dhënat dixhitale në kompjutera për aplikuesit. Ai i bëri thirrje qeverisë dhe firmës prodhuese të marrin masa menjëherë për ta zgjidhur këtë problem, ndërkohë që bëri të ditur se ceshtja do ndiqet në rrugë gjyqësore.
Mësohet se aplikimi në këto dy qendra ka nisur që prej janarit dhe deri më tani ka qënë mëse normal, por aplikuesve nuk u është komunikuar asnjë infomacion për datën e tërheqjes së kartave.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›