Përplasen dy makina, plagosen tre persona
Në autostradën Lezhë Milot, sicc njihet ndryshe dhe autostrada e vdekjes janë përplasur dy automjete me targa Lezhe. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas korrespondentit tonë atje bëhet e ditur se dy makinat janë përplasur për shkak të një parakalimi të gabuar nga ana e bencit të drejtuar nga 19 vjecari Klisman Marku, i cili ka mbetur i plagosur. Ndërsa makina tjetër drejtohej nga Kujdim Daku 35 vjecc. Me drejtuesit e automjeteve është plagosur edhe një pasagjer i quajtur Erges Koleci.