E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy mjete lundruese në liqenin e Komanit, pesë persona të lënduar

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Policia e Shkodrës ka dhënë informacion për përplasjen e dy mjeteve lundruese ditën e sotme në liqenin e Komanit.

Sipas informacionit paraprak të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, sot rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›