E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen për ishullin e diskutueshëm

Japonia ka kërkuar nga Kina që të mbrojë shtetasit e saj, pasi që mijëra kinezë dolën në protesta kundër Japonisë.

Demonstratat e dhunshme në Kinë shpërthyen pasi që një grup prej 10 nacionalistësh japonezë vendosën flamujtë këtij vendi në ishullin Senkaku, pronësia japoneze mbi të cilin kontestohet nga Kina. Ky veprim i tyre pasoi një veprim të ngjashëm të aktivistëve kinezë të një jave më herët.

Ndryshe, ishulli ndodhet në Detin Lindor Kinez dhe Japonia pohon se ai është pjesë e territorit të saj shtetëror.

Dy qeveritë, në Pekin dhe në Tokio, tani ndodhen nën presion që të ndërmarrin hapa më të vendosur lidhur me ishullin e pabanuar.

Ishulli, që në Japoni njihet me emrin Senkaku, ndërsa në Kinë si Diaoyu, rrethohet me ujëra të pasur me peshk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›