E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radikalët: Qeveria ndërron qëndrimin ndaj Kosovës

Partia Radika serbe (SRS) ka vlerësuar sot se Qeveria e Serbisë po e ndryshon qëndrimin rreth Kosovës, duke theksuar se anëtarët e saj deri tash kanë thënë se do të analizojnë dhe do të anulojnë marrëveshjet të cilat nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Serbisë, të arritura në dialogun me Prishtinën, mirëpo i kanë ndryshuar qëndrimet e veta.

Kështu kanë theksuar derisa erdhi Philip Gordon në Beograd, dhe pastaj i ndryshojnë qëndrimet e veta, dhe thjesht ngarendin se kush i pari do të deklarohet se si marrëveshjet e arritura në dialogun me Prishtinën duhet të zbatohen, thuhet në komunikatën e kësaj partie, duke shtuar se kjo bëhet kështu në mënyrë që të fitohet “bekimi amerikan”, raporton gazeta serbe “Blic”..

SRS vlerëson se Qeveria e re paraqet “qeverinë në kontinuitet me ish -regjimin e Boris Tadiqit” dhe se “ankimi për mospjesëmarrjen e Serbisë” në tubimet në të cilat pjesëmarrës janë përfaqësuesit e Kosovës “është përfundimisht dyfytyrësh dhe paraqet politikë të joshjes” në dëm të interesave serbe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›