E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e re për Welbeckun

Danny Welbeck do të nënshkruajë kontratë të re katërvjeçare me Manchester Unitedin, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.

Sulmuesi i ri i gjigantit nga Old Trafford ka filluar bisedimet për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub, dëshmi për statusin e tij në rritje, pavarësisht ardhjes së Robin van Persiet nga Arsenali.

21 vjeçari ka besimin e menaxherit Sir Alex Ferguson që synon ta mbajë atë edhe për katër vitet e ardhshme. Marrëveshja aktuale e Welbeckut me Unitedin vlen 50 mijë funte në javë por me kontratën e re ai do të ketë rritje në 70 mijë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›