E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset benzi me kamionin, vdes 44 vjecari

Ngjarja ndodhi në kthesën e Libofshës kur benzi me targa TR 6893N u përplas me një kamion me targa FR98 61 A. Policia në vendngjarje konstatoi se shkak për aksidentin ka qënë skopimi i gomës së benzit 

TIRANE-Një aksident i rëndë ndodhi në mbrëmje rreth orës 20:00 teksa një benz është përplasur me një kamion në rrugën Fier-Lushnjë. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Bujar Rizvani 44 vjec. Ngjarja ndodhi në kthesën e Libofshës kur benzi me targa TR 6893N u përplas me një kamion me targa FR98 61 A. Përplasja ka rezultuar fatale për 44 vjecarin Rizvani që drejtonte benzin. Policia në vendngjarje konstatoi se shkak për aksidentin ka qënë skopimi i gomës së benzit. Aksidenti ne Libofshe pason nje tjeter aksident te rende te ndodhur brenda pak oresh ne Shkoder. Sot mbasdite ne Shkoder dy te rinj qe udhetonin me nje motociklete u perplasen me nje automjet duke gjetur vdekjen nga plaget e medha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›